Home / Lajme / Maqedoni / Shtrembërimi i gjuhës shqipe në Maqedoni

Shtrembërimi i gjuhës shqipe në Maqedoni

29 tetor-Një rast i tillë është edhe një tabelë informuese lidhur me realizimin e projektit infrastrukturor të rrugës Bellanoc – Stançiq, që lidh Maqedoninë me Kosovën. Tabela e tillë është promovuar nëpër rrjetet sociale edhe nga politikanë dhe zyrtarë institucionesh, pa shprehur vërejtjet lidhur me këto skandale drejtshkrimore.

Shtrembërimi i gjuhës shqipe vazhdon në institucionet e Maqedonisë. Kjo dëshmohet edhe me mbishkrimet nëpër tabela treguese, por edhe në tabela informuese.

Një rast i tillë është edhe një tabelë informuese lidhur me realizimin e projektit infrastrukturor të rrugës Bellanoc – Stançiq, që lidh Maqedoninë me Kosovën. Tabela e tillë është promovuar nëpër rrjetet sociale edhe nga politikanë dhe zyrtarë institucionesh, pa shprehur vërejtjet lidhur me këto skandale drejtshkrimore..

Tabela treguese ka një numër të madhe të gabimeve drejtshkrimore. Një pjesë e institucioneve në Maqedoni edhe pse kanë përkthyes të punësuar, ato vazhdojnë me skandalet e shtrembërimit dhe masakrimit të gjuhës shqipe. Siç bëhet e ditur një pjesë e përkthyesve janë të paaftë për të kryer punën e tyre dhe se ata janë pranuar në shumë institucione pa pasur arsimimin adekuat dhe pa plotësuar kushtet e kërkuara. Në një rast të caktuar rolin e përkthyesit e kryejnë edhe persona që janë hoxhallarë apo kanë kryer medresetë dhe fakultete fetare.INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *