Home / Lajme / Maqedoni / Shtyhet restrikcioni i ujit edhe për një javë (VIDEO)

Shtyhet restrikcioni i ujit edhe për një javë (VIDEO)

Tetovë, 28 tetor – Edhe pse ishte paralëjmëruar se nga dita e hënën do të ketë restrikcione të ujit të pijshëm edhe gjatë orëve të ditës , megjithatë autoritetet e Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, kanë vendosur që të shtyejnë edhe për një javë këtë.

“ Për momentin kemi 210 litra ujë në sekond por dhe nga mledhja që patëm me njësinë e ujësjellësit vendosëm që restrikcioni mos fillojë nga dita e sotme shkaku se kemi lëshuar edhe pusin edko në përdorim dhe na furnizon me 25 litra në sekond dhe restrikcioni do shtyhet edhe për një javë sepse mendojmë se nuk ka nevojë për restrikcion. Keqpërdorimet janë jashtëzakonisht të mëdha, ne kemi bë shumë apele si ndërmarje dhe pushtet lokal, që të jenë të kujdesshëm me harxhimin, por, për fat të keq krejt këto kanë hasur në vesh të shurdhër për fat të keq. Jo 200 por edhe 300 litra të kemi me këtë harxhueshmëri të pakontrolluar është e pamundur ti dilet në krye. Ne nuk kemi përdor masa ndëshkuese, por kur harxhohen krejt mundësit apele e forma tjera neve sna mbetet formë tjetër vetëm se të fillojmë me restrikcione e dënime” tha Xhelal Ceka drejtor i NPK-së në Tetovë.

Aktualisht në fuqi është restrikcioni i ujit vetëm gjatë orëve të natës edhe atë për tre orë rresht.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *