Home / Lajme / Maqedoni / Si ndodhi incidenti në Lubeten – s’ka të arrestuar!

Si ndodhi incidenti në Lubeten – s’ka të arrestuar!

Shkup, 19 Tetor – Gjatë gjithë natës së mbrëmshme në Lubeten të Shkupit policia ka bërë kërkime për arrestimin e personave të cilët kishin shtënë me armë zjarri ndaj njësiti special të policisë “Alfa”.

Siç mëson “Zhurnal” incidenti ka ndodhur kur në vendin e quajtur Bashinec, në bjeshkën e fshatit Lubeten, njësiti special i policisë “Alfa” së bashku me policinë pyjore kishin marrë aksion për kapjen e prerësve të drunjve.

Pasi kishin parë disa persona të cilët me dy traktorë dhe një veturë tereni po qarkullonin me disa metra kub drunj, kanë tentuar t’i ndalojnë.

Megjithatë, nga policia pohojnë se nga ky grup është shtënë me armë, ku të gjithë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Policia gjatë gjithë mbrëmjes ka bërë kërkime për të kapur të dyshuarit, megjithatë jozyrtarisht rezulton se operacioni ka qenë pa sukses.

Gjatë ditës së sotme policia do të sqarojë hollësisht rreth aksionit të mbrëmshëm.

Për agjencinë e lajmeve “Zhurnal” banorë të fshatit kanë pohuar mbrëmë se nuk kishin dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa kanë vërejtur numër të shtuar të policëve dhe makinave të policisë në hyrje-daljet e fshatit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *