Home / Lajme / Maqedoni / Simulohet aksident rrugor në rajonin e Gostivarit (VIDEO)

Simulohet aksident rrugor në rajonin e Gostivarit (VIDEO)

Gostivar, 22 tetor – Një aksident i madh trafiku është shënuar sot rreth orës dhjetë në aksin rrugor Tetovë – Gostivar në anën e poshtme, gjegjësisht tek pika pagesore, ku janë të lënduar diku rreth 16 viktima.

Por siç e shihni edhe pse janë të lënduar ata megjithatë buzëqeshin, pra ky aksident është simulim dhe vetëm paralajmërim i asaj se çka mundë të ndodh nëse e tejkalojmë shpejtësinë apo nuk i rrespektojmë rregullat e komunikacionit. Simulimi i këtij aksidenti të sotëm është bërë me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit të Gostivarit, me qëllim të kontrollit të gatishmërisë së urgjencës dhe zjarëfikësve. Me të lajmëruar urgjenca dhe zjarrfikësit të njëjtët erdhën në kohë për tu dalë në ndihmë të lënduarve.

“Ministria e Shëndetësisë dhe zyra rajonale e OBSH, vendosi që sot në gostivar të kontrollojë institucionet shëndetësore, respektivisht shtëpinë e shëndetit dhe spitalin e Gostivarit, se sa janë të përgatitur dhe si do të veprojnë në raste krizash apo fatkeqësish të mëdha”.

Ekipi i fëmijëve aktorë, ishte i përgatitur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, ndërsa bëhej fjalë për anëtarë të Kryqit të Kuq. Bisedohet për një aksident me 16 të lënduar ku marrin pjesë tre vetura dhe siç i pat aktorët janë nga kryqi i kuq që na ndjekin në çdo ushtrim. Shpresojmë se do nxjerrim ndonjë mësim dhe do jemi më të suksesshëm në tërë sistemin shëndetësorë dhe strukturat tjera që marrin pjesë” tha Vesna Nedelkovska bashkëpunëtor nacional për mjekësi urgjente. Intervenimi i sotëm i ndihmës së parë dhe zjarrfikësve, ishte tejet në kohë, me çka për vetëm 26 minuta u dërguan të 16 të lënduarit në spitalin e Gostivarit. Ky ishte vetëm një simulim i një aksidenti të madh rrugor. Sivjet deri më tani në rrugët e autostradën Gostivarë – Tetovë kanë ndodhur 29 aksidente ku mjë prej tyre edhe me pasoja vdekje prurëse dy prej tyre kanë kaluar me lëndime të rënda dhe të lehta. Gjithashtu me lëndime të lehta dhe 24 dëme materiale, 8 prej tyre me dëme materiale janë shkaktarë nga qentë endacak.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *