Home / Lajme / Maqedoni / S’ka marrëveshje, nisin akuzat PDSH-RDK

S’ka marrëveshje, nisin akuzat PDSH-RDK

Shkup, 4 Tetor – Mes Menduh Thaçit dhe Rufi Osmanit nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi, njofton gazeta KOHA, duke u thirrur në përgjigjet zyrtare të të dy partive.

Ofertat e një dite më parë nga PDSH-ja deri te RDK për bashkim në një subjekt opozitarë dhe më pas refuzimi i kësaj të fundit, ka degjeneruar në akuza dhe ofendime të ndërsjella mes dy subjekteve. Nga Partia Demokratike Shqiptare, njoftojnë se ndërpresin çdo formë komunikimi me partinë e Rufi Osmanin, duke hedhur kështu edhe propozimin e fundit të RDK-së që bashkëpunimi mes këtyre dy forcave politike ti ngjasojë koalicionit PS-LSI në Shqipëri. “Kjo formë e përgjigjes nga Rufi Osmani lidhur me iniciativën e PDSH-së për bashkim të dy partive politike nuk paraqet asgjë tjetër përveç se veprim i një njeriu që është vegël qore e LSDM-së, për të shkaktuar turbulencë në kampin shqiptar, duke luajtur rolin e një ‘Gomari të Trojës’. Ne si PDSH do ta ndërpresim çdo lloj kontakti me këtë person, duke pasur parasysh se problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë diçka tjetër në krahasim me atë çka kërkon ky individ. Ato pak anëtarë të mbetur të RDK-së do t’i bashkëngjiten PDSH-së, kurse Rufi Osmani me disa njerëz do të zhduket nga skena politike duke hyrë si ekzemplarë i fundit në vitrinat e vasalëve të partive politike maqedonase”, thonë nga PDSH.

Kreu i RDK-së, Rufi Osmani pritet të komentojë këtë përgjigje më vonë, ndërsa nënkryetari i kësaj partie, Artan Dika, ka lëshuar një seri akuzash ndaj Thaçit duke thënë se me të nuk ia vlen të bisedohet. “Unë si Artan Dika mund të them atë që ja kam thënë edhe Rufi Osmanit, se Menduh Thaçi është një rrugaç dhe matrapaz me të cilin qoftë edhe një përshëndetje, ta ulë vlerën”, tha Dika.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *