Home / Lajme / Maqedoni / Skena e muzikës serioze shqiptare filloi në Tetovë (VIDEO)

Skena e muzikës serioze shqiptare filloi në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 31 tetor – Në organizim të shoqatës “Allegretto” dhe nën patronazhin e kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi, të mërkurën mbrëma në Tetovë, në Qendrën e Kulturës me koncertin e Orkestrës Rinore Shqiptare nga Tirana, nën udhëheqjen e maestro Guido Kortit, është hapur edicioni i dytë i manifestimit “Skena e muzikës serioze shqiptare”.

Qëllimi i këtij manifestimi është pasurimi i jetës koncertale të qytetit të Tetovës dhe promovimi i muzikës profesioniste, me theks të veçantë promovimi i krijuesve dhe interpretuesve shqiptar. “Skena e muzikës serioze shqiptare” është hapur me koncertin e Orkestrës Rinore Shqiptare nga Tirana, e cila bashkëpunon me Scuola di Musica di Fiesole, nga Italia, me një program shumë të larmishëm si “Valle rumune” nga Bela Bartok, “Suita” e kompozitorit shqiptar Pëllumb Vorpsi, “Petri dhe ujku” nga Prokofiev me aktor narrator Armand Xhuli dhe uverturën “La Gayya Ladra” nga Rossini. Kornisti i njohur Italian me renome botërore, Guido Korti, ka qenë udhëheqës i orkestrës. Para fillimit të këtij evenimenti kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.”Normalisht se kultura është ajo me të cilin identifikohet një popull dhe qytetarët e Tetovës e kanë pasur këtë. Komuna e Tetovës do të bëjë që kjo të jetë e dukshme, sepse Tetova intelektuale, Tetova shumvjeçare, Tetova shumëshekullore ka ekzistuar duke investuar në kulturë“, tha Arifi. Ky eveniment do të vazhdojë deri më 4 nëntor në qendrën për kulturë në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *