Home / Lajme / Maqedoni / Sofja do të kërkojë 120 mijë bullgarë në Maqedoni

Sofja do të kërkojë 120 mijë bullgarë në Maqedoni

22 tetor-Sipas gazetës “Sloboden Pecat”, burime diplomatike bullgare në Shkup kanë bërë të ditur se Qeveria bullgare mund që të kërkojë që të njihet komuniteti bullgar në Maqedoni dhe se numri i tyre të jetë mbi 120 mijë bullgarë që jetojnë në Maqedoni. Qeveria e Sofjes pritet që të kërkojë statusin e pakicës kombëtare dhe ajo të përfshihet edhe në kushtetutën e vendit.

Bullgaria do të nis një fushatë politike duke kërkuar që zyrtarisht të njihet popullsia bullgare në Maqedoni.

Sipas gazetës “Sloboden Pecat”, burime diplomatike bullgare në Shkup kanë bërë të ditur se Qeveria bullgare mund që të kërkojë që të njihet komuniteti bullgar në Maqedoni dhe se numri i tyre të jetë mbi 120 mijë bullgarë që jetojnë në Maqedoni. Qeveria e Sofjes pritet që të kërkojë statusin e pakicës kombëtare dhe ajo të përfshihet edhe në kushtetutën e vendit.

Burimet diplomatike bëjnë të ditur se Sofja zyrtare do të përforcojë presionin ndaj Shkupit, duke përdorur edhe ndikimin e saj në Bashkimin Evropian.

Shifrën prej 120 mijë bullgarëve që jetojnë në Maqedoni e ka bërë të ditur vazhdimisht drejtori i Institutit Bullgar të Historisë, Bozhidar Dimitrov, i cili është i njohur si ish-ministër i diasporës dhe një nga nismëtarët e projektit për dhënien e shtetësive për qytetarët e Maqedonisë që deklarohen me origjinë bullgare.

Jozyrtarisht mësohet se edhe Bullgaria nuk do të dakordohet që Shkupi të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE në Samitin e dhjetorit të Këshillit të BE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *