Home / Lajme / Maqedoni / Spasov: Licencimi i edukatoreve do të jetë falas (VIDEO)

Spasov: Licencimi i edukatoreve do të jetë falas (VIDEO)

23 tetor – Të punësuarit në kopshte dhe drejtorët e institucioneve për fëmijë të mos brengosen rreth licencimit të personave profesional në sistemin e përkujdesjes, edukimit dhe arsimit të fëmijëve të moshës parashkollore, porositi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Për zbatimin e procesit është formuar Komision i veçantë i cili përpunon program gjithëpërfshirës. Gjatë përpunimit të programit, sipas Spasovit, shfrytëzohet literaturë vëllimore, nga e cila do të dalin pyetje të thjeshta dhe një broshurë e cila do t’u ndihmojë të punësuarve në kopsht më lehtë ta përvetësojnë materialin mbi të cilin do të kontrollohen njohuritë profesionale.”Licencimi për edukatoret dhe përkëdhelest e punësuara do të jetë falas, ato nuk do të paguajnë për dhënien e licencës. Nga Komisioni kam kërkuar të bëhet edhe dhënia rajonale e provimeve. Dhënia e provimit për marrjen e licencës do të zbatohet edhe në Ohër me qëllim që të punësuarit të kenë sa më pak shpenzime, të mos vijnë deri në Shkup që ta japin provimin profesional”, deklaroi Spasov.Procesi i licencimit do të realizohet në sesione dhe nëpër rajone në pajtim me numrin e kandidatëve të paraqitur, më së voni deri në korrik të vitit 2014.Ata të cilët nuk do të mund ta japin provimin, theksoi, nuk do të mund të përkujdesen për fëmijët.”Procesi i licencimit është kontroll i diturive dhe njohjes së bazave për përkujdesin për fëmijët. Kontrollohet nëse ndonjë e punësuar ose që duhet të punësohet në kopshtet gjykohet për dhunë në familje, dhunë mbi fëmijët. Prandaj gjatë procesit mbahet llogari për gjithçka”, tha ministri resor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *