Home / Lajme / Maqedoni / Stërvitje simuluese për fatkeqësi komunikacioni afër pikës pagesore Gostivar-Tetovë

Stërvitje simuluese për fatkeqësi komunikacioni afër pikës pagesore Gostivar-Tetovë

22 tetor-Në vetë vendin e ngjarjes do të simulohet ofrimi i ndihmës së parë mjekësore, triazha, evakuimi dhe transporti i të lënduarve gjatë fatkeqësisë së komunikacionit. Gjithashtu, do të zbatohet edhe trajtimi i të djegurave tek të lënduarit.

Në organizim të Minisitrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës botërore të Shëndetësisë (OBSH) – zyra rajonale në Shkup, sot prej orës 10 deri në orën 12 afër pikës pagesore Gostivar-Tetovë do të mbahet stërvitje simuluese – “Fatkeqësi komunikacioni me numër më të madh të të lënduarve dhe me të djegura”.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendës minsitri i Shëndetësisë, Jovica Andovski. Në stërvitje do të marrin pjesë Ndihma e shpejtë mjekësore nga Gostivari, spitali i prëgjithshëm-Gostivar, MPB-ja, ZF-Gostivar, QMK, DMSH, Kryqi i Kuq i RM-së dhe vetëqeverisja lokale. Në kuadër të stërvitjes simuluese do të angazhohen katër automjete sanitare, nga dy nga spitali i prëgjithshëm dhe Ndihma e shpejtë mjekësore nga Gostivari, ndërsa do të marrin pjesë edhe 16 pacientë të lënduar (dy me fraktura më të rënda, gjashtë me lëndime në ekstremitete, tre me të djegura në pjesë të ndryshme të vendit, katër me helmim nga tymi dhe të djegura në rrugët e frymëmarrjes dhe një person me sulm të panikës.

Në vetë vendin e ngjarjes do të simulohet ofrimi i ndihmës së parë mjekësore, triazha, evakuimi dhe transporti i të lënduarve gjatë fatkeqësisë së komunikacionit. Gjithashtu, do të zbatohet edhe trajtimi i të djegurave tek të lënduarit.

Mbajtja e stërvitjes simuluese është në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare për bashkëpunim ndërmjet Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës botërore të Shëndetësisë, si pjesë e prioritetet për siguri shëndetësore, përgjigjhe dhe përgatitje gjatë gjendjeve të krizave, me qëllim të ngritjes së shkallës së përgatitjes

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *