Home / Sport / Stratev publikon listën anti Uells dhe Serbi

Stratev publikon listën anti Uells dhe Serbi

Debutuesi i vetëm është Agzian Alioski nga rradhët e Shahfauzenit. Pas lëndimit në kombëre përsëri kthehet Muhamed Demiri, ndërsa mungon Ferhan Hasani që tregon formë të mirë te Brondby. 18 vjeçari Babunski përsëri është pjesë e ekipit më të mirë, ndërsa Bllazhevski i Horizontit është futbollisti i vetëm i ftuar nga Liga e Parë e Maqedonisë.

Ushtruesi i detyrës së seleksionuesit të Maqedonisë, Zoran Stratev, sot ka shpalosur listën e futbollistëve në të cilët do të llogaris në dy përballjet e fundit kualifikuese me Uellsin dhe Serbinë. Lista e re nuk ka ndonjë ndryshim drastik në krahasim me përballjet e fundit kur kombëtrja drejtohej nga ish-seleksionuesi Janevski. Debutuesi i vetëm është Agzian Alioski nga rradhët e Shahfauzenit. Pas lëndimit në kombëre përsëri kthehet Muhamed Demiri, ndërsa mungon Ferhan Hasani që tregon formë të mirë te Brondby. 18 vjeçari Babunski përsëri është pjesë e ekipit më të mirë, ndërsa Bllazhevski i Horizontit është futbollisti i vetëm i ftuar nga Liga e Parë e Maqedonisë. Grumbullimi i ekipit kombëtar në program është mesditën e të hënës, ndërsa paraditën e të ejntes ekspedita udhëton drejt Kardifit, ku më 11 tetor do të zhvillojë përballjen me Uellsin.

Potierë: Tome Paçovski (Mehelen, Belgjikë); Darko Tofiloski (Koshice, Sllovaki); Kristijan Naumovski (Dinamo Bukuresht, Rumani).
Mbrojtje: Boban Grnçarov (Botev, Bullgari); Stefan Ristovski (Latina, Itali); Nikolçe Noveski (Majnc 05, Gjermani); Vançe Shikov (Volin, Ukrainë); Daniel Georgievski (Steaua, Rumani); Daniel Mojsov (Bran, Norvegji); Egzian Alioski (Shafhauzen, Zvicër).
Mesfushë: Muhamed Demiri (Sent Galen, Zvicër); Nikola Gligorov (Hazar Lankaran, Azerbejxhan); Оstoja Stjepanoviq (Visla Krakov, Poloni); Predrag Rangjelloviq (Јagodinë, Serbi); David Babunski (Barcelona B, Spanjë); Darko Tasevski (Kirijat Shmona, Izrael).
Sulm: Adis Jahoviq (Vorskla, Ukrainë); Ivan Triçkovski (Vasland Beveren, Belgjikë); Aleksandar Trajkovski (Mehelen, Belgjikë); Goran Pandev (Napoli, Itali); Mirko Ivanovski (Astra, Rumani); Agim Ibraimi (Kaljari, Itali), Jovan Kostovski (Leuven, Belgjikë), Dejan Bllazhevski (Horizont Turnovë, Maqedoni).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *