Home / Lajme / Maqedoni / Strugë, PDSH ‘aleancë’ me VMRO, votohet kryesuesi i Këshillit

Strugë, PDSH ‘aleancë’ me VMRO, votohet kryesuesi i Këshillit

Strugë, 4 Tetor – Me votat e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, Këshilli Komunal i Strugës ka zgjedhur kryesuesin e saj.

Ai është këshilltari Abdulla Qazimoski nga radhët e PDSH-së, i cili dështoi të zgjidhej herën e parë, pasi nuk fitoi mbështetjen e partive.

Por, kësaj radhe duket se votimit i ka paraprirë një marrëveshje politike në mes VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, e cila rezultoi me zgjedhjen me sukses të kryesuesit të Këshillit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së, e cila ka njoftuar ndërprerjen e koalicionit me VMRO-DPMNE-së, me arsyetimin se kjo e fundit ka shkelur marrëveshjen ndërpartiake.

Sipas LSDM, dy partitë maqedonase ishin zotuar se do të kërkonin të zgjidhej një maqedonas në detyrën e kryesuesit të Këshillit Komunal.
LSDM ka votuar “kundër”, ndërsa BDI e RDK kanë zgjedhur të votojnë me “abstenim”.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *