Home / Lajme / Maqedoni / Të mërkurën në Tetovë manifestimi ‘Skena e muzikës serioze shqiptare’ (VIDEO)

Të mërkurën në Tetovë manifestimi ‘Skena e muzikës serioze shqiptare’ (VIDEO)

Tetovë, 28 tetor – Nën organizimin e shoqatës “Allegretto” dhe nën patronazhin e Kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të mërkurën, me datë 30 tetor në ora 19.30, në Qendrën e Kulturës Tetovë, me koncertin e Orkestrës Rinore Shqiptare nga Tirana, nën udhëheqjen e maestro Guido Kortit, do të bëhet hapja solemne e edicionit të dytë të manifestimit “Skena e muzikës serioze shqiptare”.

Qëllimi i këtij manifestimi është pasurimi i jetës koncertale të qytetit të Tetovës dhe promovimi i muzikës profesioniste, me theks të veçantë promovimi i krijuesve dhe interpretuesve shqiptar. Manifestimi do të realizohet gjatë katër ditëve, edhe atë duke filluar më 30 tetor, 1, 2 dhe 4 nëntor. “Skena e muzikës serioze shqiptare” do të hapet me koncertin e Orkestrës Rinore Shqiptare nga Tirana, e cila bashkëpunon me Scuola di Musica di Fiesole, nga Italia, me një program shumë të larmishëm: “Valle rumune” nga Bela Bartok, “Suita” e kompozitorit shqiptar Pëllumb Vorpsi, “Petri dhe ujku” nga Prokofiev (me aktor narrator Armand Xhuli) dhe uverturën “La Gayya Ladra” nga Rossini. Kornisti i njohur Italian me renome botërore, Guido Korti, atë natë do të jetë udhëheqës i orkestrës. Manifestimi një rëndësi të veçantë i jep edhe publicistikës muzikore, me çka në 1 nëntor, në Sallën e Komunës së Tetovës, në ora 12, do të promovohet libri-monografia “Mendi Mengjiqi, frymë shqiptare në muzikën e re europiane” nga muzikologja Lejla Halimi Lumani. Gjithashtu, do të bëhet edhe promovimi i revistës së studentëve të muzikologjisë dhe etnomuzikologjisë “Akademia Studentore e Muzikës”. Në natën tjetër koncertale, me 2 nëntor, ora 19.30 në Qendrën e Kulturës Tetovë, “Nata e romancës shqiptare”, ku do interpretojnë tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha dhe sopranoja Nita Zenuni, publiku tetovar do ketë mundësi t’i dëgjojë romancat më të bukura shqiptare, të orkestruara nga kompozitori Isak Shehu. Manifestimi mbyllet me koncertin solistik të pianistit Shkëlzen Baftijari, i cili do realizohet me datë 4 nëntor, ora 19.30 poashtu në Qendrën e Kulturës Tetovë, duke lënë një kujtim të fundit të manifestimit pasqyrën e një artisti të suksesshëm shqiptar nga Maqedonia, model i cili është shumë i rrallë, por jo dhe i munguar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *