Home / Lajme / Maqedoni / Të shtëna midis druvarëve dhe njësitit “Alfa”

Të shtëna midis druvarëve dhe njësitit “Alfa”

19 Tetor – Ministria e Brendshme informoi se në mbrëmje një grup druvarësh ilegal në afërsi të fshatit Luboten të Shkupit kanë shtënë me armë zjarri ndaj patrulla policore “Alfa”, e cila kishte dalur për kontroll të terrenit duke shoqëruar patrullat e Policisë së pyjeve.

Të shtënat e armëve në drejtim të policëve siç thuhet kanë qenë nga pushkë automatike, ndërsa sulmuesit menjëherë kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk bëhet e ditur për viktima dhe të plagosur, ndërsa ekipet policore janë vënë në kërkim të autorëve të këtij sulmi. Një patrullë e njësitit policor “Alfa” së bashku me policinë e pyjeve rreth orës 18.30 kishin dalur për kontrolle në afërsi të fshatit Luboten. Druvarët sapo kanë hetuar patrullën policore kanë shtënë me armë zjarri, duke ikur më pas në drejtim të panjohur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *