Home / Lajme / Maqedoni / Telegram urimet për Kurban Bajramin

Telegram urimet për Kurban Bajramin

Telegram Urime dërguan krerët e shtetit dhe liderët e partive politike shqiptare.

Falja e Namazit të kurban bajramit në Xhamitë në Tetovë dhe rretinë është në orën 7 e 35 minuta.

USHT uroi besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit
Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof.Dr.Vullnet Ameti në emrin e tij, të studentëve, stafit akademik dhe të punësuarve të tjerë në USHT, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroi sot Festën e Kurban Bajramit.

“Kjo festë e sakrificës dhe e mirësisë, le të na shërbejë për fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në vlerat sublime, si dhe në shprehjen e solidaritetit dhe humanizmit për njëri-tjetrin, në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit, si vlera universale të qytetërimit”, qëndron në urimin e USHT-së.

Bejta uron besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e madhe të Kurban Bajramit.

“Festa e Kurban Bajramit është ngjarje ku na përkujton neve në sprovë dhe sakrificë, por gjithashtu është edhe festë gëzimi dhe mirënjohje për çdo të mirë që e gëzojmë, është dita e cila i afron familjet dhe shoqërinë në mes veti. Uroj që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati për vite të tëra”, qëndron në urimin e kyretarit të komunës së Gostivarit.

Urim nga kryeministri Gruevski me rastin e festës së Kurban Bajramit

Kryeministri Nikolla Gruevski dërgoi urim deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë Reis Ul Ulejma Haxhi Sulejman Rexhepi dhe deri te besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Humanizmi dhe mëshira mes njerëzve të cilët janë traditë shekullore në këtë hapësirë dhe të cilët janë karakteristikë e kësaj feste, le të vazhdojnë edhe këtë vit. Ndarja dhe falja midis bashkësive, të afërmve të tyre, miqve dhe bashkëqytetarëve, pa dallim të fesë, kombësisë ose përkatësisë tjetër, le të jetë edhe ky vit simbol i respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve. Këto janë vlera të cilat çdoherë e kanë shkurtuar shoqërinë tonë, vlera të cilat i kanë themeluar paraardhësit tanë, vlera të cilat në mënyrë të palodhshme i kemi ndërtuar ndër vite dhe të cilat jam i sigurt që edhe në të ardhmen do t’i kujdesim dhe festojmë në vebdin tonl”, thuhet në urim.

“Me ndjenja të sinqerta për nderimin e festës së madhe, do të doja T’u dëshiroj ditë të bukura festive, shumë shëndet, humanitet, fat dhe bereqet”, qëndron në urimin e kryeministrit Gruevskit

Mexhiti uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

– Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, me rastin e festës së madhe Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë u dërgoi telegram urimi, me dëshirë për shëndet, sukses, begati dhe respekt të ndërsjellë.

“Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit Islam, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit t’ua uroj festën e Kurban Bajramit. Bajrami në Islam është qetësi dhe dinjitet, ku myslimanët falënderojnë dhe madhërojnë Zotin që është Një dhe i Gjithëfuqishëm. Kjo festë është sinonim i sakrificës, mirënjohjes dhe bashkimit. Andaj uroj për ju populli im paqe e shëndet, suksese e begati, bashkim dhe nderime mes vete. Zoti ju bekoftë Juve dhe familjet e Juaja”, thuhet në urimin.

Urim nga presidenti Ivanov me rastin e festës së Kurban Bajramit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e festës së Kurban Bajramit dërgoi urim deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë Reis Ul Ulejma Haxhi Sulejman Rexhepi dhe besimtarët e fesë islame.

“Sinqerisht dëshiroj që Kurban Bajramin ta kaloni në shëndet të mirë, gëzim, fat dhe harmoni. Edhe festimi i sivjetëm le të jetë në frymën e ndihmës dhe solidaritetit, ndarjes dhe kujdesit. Edhe në këtë festë të Kurban Bajramit t’ua shtrijmë dorën dhe të jemi zemërgjerë ndaj të pastrehërve dhe ndaj të gjithëve të cilëve u është e nevojshme mbështetje”, thotë Ivanov në urim.

Jam i bindur, shton presidenti i Maqedonisë, se Bashkësia Fetare Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë, si pjesë të pandashme të shoqërisë së Maqedonisë edhe më tej do të jenë aktorë aktivë në ndërtimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit midis besimeve dhe etnive të ndryshme në Republikën e Maqedonisë.

“Të vazhdojmë së bashku të punojmë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë dhe të vazhdojmë të krijojmë kushte për një Maqedoni me prosperitet dhe të zhvilluar”, thotë presidenti Ivanov në urim

Veljanoski uron besimtarët mysliman me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski besimtarëve mysliman ua uron festën e Kurban Bajramit.

“Kurban Bajrami është festë e cila simbolizon humanitetin dhe solidaritetin, e cila përkujton se dashuria dhe ndihmesa duhet të ndahen, se dallimet duhet të na bashkojnë, të respektohemi mes vete dhe të ndërtojmë ardhmëri të përbashkët në një shtet prosperues. Republika e Maqedonisë duhet të jetë shembull ku vlerat multietnike dhe multireligjoze do të funksionojnë në harmoni dhe do të krijojnë themele të vërteta në të cilat do të ndërtohet perspektiva për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Veljanoskli me rastin e Kurban Bajramit

Urim i liderit të BDI-së Ali Ahmeti me rastin e festës së Kurban Bajramit

Në emrin e çdo anëtari dhe mbështetësi të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin e tij personal, lideri i partisë Ali Ahmeti sot dërgoi urim me rastin e festës së madhe Kurban Bajramit.

“Kurban Bajrami na fton t’i pranojmë vlerat hyjnore dhe njerëzore për dashurinë dhe respektin njëri ndaj tjetrit, veprat e mira dhe tolerancën. Pikërisht festat religjioze e stimulojnë më të mirën tek ne dhe na përkujtojnë se të tillët duhet të mbetemi në çdo çast nga jeta jonë. Dëshiroj që festa e Kurban Bajramit t’u gjejë të gjithë juve dhe familjet tuaja me shëndet të mirë dhe të lumtur”, thuhet në urimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi uron shëndet dhe mbarësi për Kurban Bajramin
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë le të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti. Kurban Bajrami është festë e përkushtimit, moralit dhe devotshmërisë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë besimtarët myslimanë iu uroj festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe mbarësi”, thuhet në urimin e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Telegram Urim nga Forumi Rinor Islam

Forumi Rinor Islam të gjithë besimtarëve musliman ua uron festën madhështore të Kurban Bajramit, e cila është simbol i humanitetit, solidaritetit, pajtimit, unitetit e mirëkuptimit.
Bajrami është festë ku ndihmohen të varfrit e të shtypurit dhe u shtrihet dora hallexhinjve të ngratë.
Në këtë ditë të sakrificës le të forcohen lidhjet familjare dhe le të mbizotërojnë ndjenjat e dashurisë, ndërsa në marrëdhëniet ndërnjerëzore le të dominojë zëri i arsyes, le të mbretërojë paqja, harmonia dhe siguria.Dhashtë Zoti Kurban Bajrami në mesin tuaj të sjell gëzim, lumturi dhe mirëqenie.

Falja e Namazit të kurban bajramit në Xhamitë në Tetovë dhe rretinë është në orën 7 e 35 minuta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *