Home / Lajme / Maqedoni / Tenton të shkilte policët por arrestohet (VIDEO)

Tenton të shkilte policët por arrestohet (VIDEO)

Tetovë, 21 tetor – Sekotri për punë të brendëshme në tetov njoftonnjofton për dy raste të ndodhura. Policia arreston vozitësin e veturës Alfa Rome pasi tentoi ti shkel policët dhe në rastin tjeter vjehri sulmon nusen dhe djalin.

Tenton të shkilte policët por arrestohet

Pa kaluar ende një javë kur një tetovar tentoi të shkilte dy polic në rrugën “Marshall Tito”, rasti më i freskët është rregjistruar në po të njejtën rrugë të dilenë mbrëma para ndërtesës 114 në Tetovë. Kësaj radhe policët kanë arritur të largohen në kohë që të mos i shkilte, kurse më pas kanë arritur që të njejtin ta arretsojnë. Sipas informatave të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, nga ana e qytetarëve është denoncuar prishje e rendit dhe qetësisë publike dhe duke legjitimuar një person të panjohur që të informohen rreth prishjes së rendit, nga ndërtesa ka dalur 33 vjeçari V.D i cili ka hyrë në veturën e tij “AlfA Romeo” me targa të Tetovës dhe me shpejtësi të madhe ka lëvizur nëpër trotuar në drejtim të policëve. ”Ata janë larguar që të mos i shkilte dhe pak kohë më vonë është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPB-ja e Tetovës. Më tej theksohet se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit dhe më pas do të ketë edhe padi adekuate. “Gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike, janë dëmtuar, një ombrellë e madhe, një mburrojë prej metali dhe tre saksi të luleve prej betonit”, njofton policia.

Vjehri sulmon nusen dhe djalin

19 vjeçarja H.O nga Tetova, ka denoncuar në polici se të dielën mbrëma rreth orës 20 se fizikisht është sulmuar nga vjehri I saj F.D 53 vjeçar. Sipas saj, i njejti e ka goditur me grushta në kokë, ndërsa rahjes I ka parapri një zënkë. “Që të ndalojë rahjen është kyçur bashkëshorti I saj (S.D) 28 vjeçar, por edhe ai është goditur me grushta nga babai I tij F.D. Në zënkë është kyçur edhe kunata E.D 28 vjeçare”, inofmoi policia e Tetovës.Vjehrri dhe kunata janë thirrur në stacionin policor në Tetovë, është biseduar me ata dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *