Home / Lajme / Maqedoni / Tetëmbëdhjetë vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov (VIDEO)

Tetëmbëdhjetë vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov (VIDEO)

Shkup, 03 Tetor – Para 18 viteve më 3 tetor është kryer atentat i pasukesshëm ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov. Ai e mbijetoi antentatin në vitin 1995 me lëndime të rënda në kokë.

Në vendin e atentatit jetën e humbi shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa është lënduar truproja e Gligorovit, Illço Teovski. Si pasojë e lëndimeve vdiq edhe kalimtari i rastit Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Mbetet e panjohur se kush ka qëndruar pas atentatit. Procedura hetuese e cila po zhvillohet kundër një kryerësi të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatin.

Sulmi është kryer me automobil bombë më 3 tetor të vitit 1995 në orën 9:50 në rrugën para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëviste nga rezidenca e tij në vendin e punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në automobilin “citroen ami 8” janë fshehur 20 kilogramë eksploziv, i cili është aktivizuar me telekomandë kur automjeti i Gligorovit ka lëvizur drejt ndërtesës së Kuvendit. Para shpërthimit, automjetin zyrtar të presidentit në rrugën “Maqedonia” e ka ngadalësuar një automjet “fiqo”.

Në hetim janë bastisur 30.850 automjete dhe janë kontrolluar më shumë se 15.000 objekte, janë legjitimuar më shumë se 188.000 persona, 19.000 nga të cilët janë bastisur. MPB ka kryer edhe shumë biseda informative me njerëz, për të cilët është konsideruar se janë kryerës së mundshëm të atentatit, por të gjitha ata janë lëshuar pas marrjes në pyetje.

Kiro Gligorov ka vdekur më 1 janar të vitit 2012 në moshën 94- vjeçare.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *