Home / Sport / Tetova vishet ‘kuqezi’

Tetova vishet ‘kuqezi’

“Do kisha uruar futbollistët e mij për lojën e treguar dhe për fitoren. Nuk është punë e vogël të mundet një Renovë, e cila sipas meje është një prej tre ekipeve më të mira në ligë. Ishte ndeshje e mirë ku kishte gola, shanse dhe lojë, gjithë elementet që përbëjnë lojën e futbollit”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Gjore Jovanovski. “Arritëm të kthehemi në lojë pas negativës që kishim 0:1. Mendoj se vendimtar në humbjen tonë ishte goli i dytë i pranuar”, tha trajneri i Renovës, Qatip Osmani.

Derbi i madh lokal i xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni solli dominim dhe fitore bindëse të Shkëndijës, që mundi Renovën me rezultat 3:1. Edhe pse Xhepçishtasit këtë sezon luajnë futboll jashtëzakonisht të bukur dhe përmes disa paraqitjeve të shkëlqyeshme ka dominuar ekipet e kreut dhe se në bazë të paraqitjeve jo aq të mira të Shkëndijës pikërisht Renova shihej si favorite, gjërat në teren floën krejtësisht ndryshe. Shkëndija hapi mirë ndeshjes, shënoi gol në minutën e parë, ndërsa tregoi karakter të fuqishëm kur arriti që të rrikthejë epërsinë pas golit të pranuar të barazimit si pasojë e gabimit të portierit Jovanovski. Shkëndija shënoi tre gola, mundej të shtojë edhe aq nëse do të kishin shfrytëzaur vetëm një pjesë të mundësive të krijuara dhe në fund me meritë morën tre pikët. “Do kisha uruar futbollistët e mij për lojën e treguar dhe për fitoren. Nuk është punë e vogël të mundet një Renovë, e cila sipas meje është një prej tre ekipeve më të mira në ligë. Si do që të jetë, lëvdata meriton edhe Renova, që tregoi lojë të shkëlqyeshme. Mendoj se edhe shikuesit duhet të jenë të kënaqur, pasi vërtet morën pjesë në një ndeshje vërtet interesante. Ndeshje ku kishte gola, shanse dhe lojë, gjithë elementet që përbëjnë lojën e futbollit”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Gjore Jovanovski, i cili nuk haroi të falemenderojë tifozerinë tetovare për mbështetjen e dhënë. “Falemenderim për tifozët tanë ‘Ballistët’ të cilët na mbështetën për 90-të minuta. Uroj edhe një herë futbollistët, pasi mendoj se kjo është një fitore e madhe dhe një rrugë rrëfyes se ku duhet të shkojë Shkëndija. Mendoj se në ndeshjet e rradhës do luajmë edhe më mirë. Si po kalon koha, besoj se do sjellim paraqitje edhe më kualitative. Besojmë në këtë ekip dhe pa dallim se s’kemi patur as përgatitje, mendoj se meritojmë të pretendojmë dalje në Evropë. Koha do tregojë nëse do i’a arrijmë qëllimit”, tha Jovanovski që shtoi se nuk bëjnë dallim nëse luajnë si vendas apo në transfertë dhe se tani vëmendja kthehet kah sfida e rradhës me Horizontin në Turnovë. Ndërkohë i pakënaqur me humbjen trajneri i Renovës, Qatip Osmani vlerëson se goli i dytë i Shkëndijës ka qenë momenti vendimtar i kësaj përballeje. “Arritëm të kthehemi në lojë pas negativës që kishim 0:1. Mendoj se pjesa e parë solli lojë të barabartë. Në pjesën e dytë në momentet kur kishim iniciativë dhe dominonim në teren pranuam golin e dytë dhe pastaj ishte e vështirë për tu kthyer, pasi të gjithë u koncentuam në sulm. Mendoj se vendimtar në humbjen tonë ishte goli i dytë i pranuar”, deklaroi trajneri i Renovës, Osmani, i cili shtoi se përveç humbjes, gjithçka në këtë përballje ishte pozitive në aspektin organizativ dhe të korrektësisë të dy taboreve. “Nuk kemi ndonjë vërejtje. Mendoj se u zhvillua një ndeshje e bukur dhe kualitative kampionale. Mendoj se gjithçka ishte korrekte dhe në rregull sa i përket ndeshjes”, përfundoi Osmani. Ndryshe kjo ishte përballja e 21 zyrtare ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës dhe e 19-të në kuadër të Ligës së Parë. Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e 9-të, përkundër tre barazimeve të deritashme dhe 7 fitoreve të Renovës. Gol diferenca e dueleve kampionale shkon në 24:31 për Shkëndijën e cila ka edhe një fitore dhe një barazim në dy duele të Kupës së Maqedonisë të luajtura në vitin 2005.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *