Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët tre orë pa ujë gjatë natës (VIDEO)

Tetovarët tre orë pa ujë gjatë natës (VIDEO)

Tetovë, 23 tetor – Për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në burime dhe harxhimit jotransparent të ujit, Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë filloi me restrikcionet e ujit në qytetin e Tetovës.

Si zakonisht më shumë probleme me ujin kanë banorët e lagjeve të epërme të qytetit si Çarshia e Epërme, Potok, Dy Bredhat dhe ndërtesat shumëkatëshe. Nga njësia e ujësjellësit në Tetovë, theksojnë se restrikcionet e ujit janë vendosur vetëm gjatë orëve të natës, edhe atë prej orës 1 në mesnatë e deri në orën 4 të mëngjesit. “Si pasojë e mungesës së ujit në burime dhe harxhimit jo racional të ujit jemi detyruar të bëjmë restrikcione të ujit të pijshëm për tre orë. Sasia prej 220 litrave uj në sekondë që ka ujësjellësi i Tetovës rezulton e pamjaftueshme dhe kjo situatë mund të vazhdojnë deri në pranverë nëse nuk ka rreshje më të mëdha të shiut. Kjo është situatë e zakonshme që ndodh çdo vit në Tetovë gjatë kësaj periudhe”, tha Abedini. Jozyrtarisht mësojnë se nëse nuk do të ketë rreshje të shiut situate mund të përkeqësohet edhe më shumë me mospasje të ujit të pijshëm e cila do të zgjasë deri në mars të vitit të ardhshëm.Poashtu në disa lagje të Tetovës, restrikcionet e ujit brenda ditës zgjasin edhe më shumë se tre orë, pasi që furnizimi me 220 litra ujë nuk mjafton. Nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë, theksojnë se situatat e këtilla me ujin e pijshëm shfaqen çdo herë në vjeshtë dhe pastaj përmirësohet në muajin mars dhe prill. Resktrikcione më të mëdha të ujit nuk ka pasur kohëve të fundit në Tetovë, megjithatë krahas mungesës së ujit, që të vijë deri te kjo situatë i ka ndihmuar edhe harxhimi jo transparent i ujit. Ndërkohë që nga dita e hënë pritet që të ketë edhe restrikicione të tjera. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Xhelal Ceka, i cili tha për shkak se në lagjet më të epërme të qytetit nuk arrinë uji. “Nga dita e hënë do të ketë restrikcione edhe gjatë ditës sepse në shumë lagje të Tetovë sidomos në atë lagjet më të larta uji nuk arrinë. Prandaj, që të ketë një shpërndarje të barabartë të ujit nga dita e hëna do të vendoset restrikcion i ujit edhe gjatë ditës”, tha Ceka. Problemi i ujit në Tetovë, dekada me radhë përballet me mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë që në Malin Sharr gati se çdo vit zhvillohen punime për të përfunduar projektin e ujësjellësit që do të përmirësonte gjendjen e ujit në Tetovë. Në bazë paralajëmrimeve të fundit, qeveria e Maqedonisë, në buxhetin ëpr vitin 2014 ka paraparë mjete prej 650 mijë euro për përfundimin e ujësjellësit të Tetovës që do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë këtë problem të vjetër në këtë qytet.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *