Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi vazhdon vizitën në SHBA

Teuta Arifi vazhdon vizitën në SHBA

1 Tetor – Drejtoresha byrosë rajonale për Evropë, Xhihan Sultanoglu siguroi që komuna e Tetovës në përpjekjet e saja për ta ngritur nivelin e cilësisë, transparencës dhe përgjegjësisë në punën e saj do ta ketë përkrahjen e UNDP përmes programeve për qeverisje të mirë dhe zhvillim të njësive të vetëqeverisjes lokale, thuhet në kumtesën e komunës së Tetovës.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në korniza të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me drejtoreshën e Byrosë rajonale për Evropë të UNDP-së, Xhihan Sultanoglu.

Gjatë takimit kryetarja Arifi informoi për hapat të cilat i ndërmerr komuna e Tetovës për përparimin e demokracisë lokale dhe ngritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit të administratës komunale dhe shërbimeve që ajo ua ofron qytetarëve.

Drejtoresha byrosë rajonale për Evropë, Xhihan Sultanoglu siguroi që komuna e Tetovës në përpjekjet e saja për ta ngritur nivelin e cilësisë, transparencës dhe përgjegjësisë në punën e saj do ta ketë përkrahjen e UNDP përmes programeve për qeverisje të mirë dhe zhvillim të njësive të vetëqeverisjes lokale, thuhet në kumtesën e komunës së Tetovës.
Në kuadër të qëndrimit disaditor në Nju Jork, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi u takua me prefektin qytetit të Bruklinit, Marty Markovitz. Gjatë takimit u bisedua për përvojat në udhëheqjen e qyteteve dhe praktikat më të mira që në nivel lokal zbatohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu dy kryetarët ranë dakord të vendosin marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim mes dy qyteteve përmes binjakëzimit të Tetovës dhe Bruklinit.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *