Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi prononcohet për ofertën për bashkim me RDK-në (VIDEO)

Thaçi prononcohet për ofertën për bashkim me RDK-në (VIDEO)

Tetovë, 03 Tetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me delegacionin e OSBE/ODIHR i udhëhequr nga ambasadori Gert Hinrih Arens, i cili edhe ka qenë shef i misionit vëzhgues në zgjedhjet lokale të këtë viti.

Në takim u bisedua për zgjedhjet lokale të vitit 2013, për implementimin të rekomandimeve të OSBE/ODIHR në Kodin zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi pas takimit në prononcimin e tij për media deklaroi: “Kishim një takim të rregullt protokollar me ambasadorin Gert Arens. Biseduam për zgjedhjet e fundit, për rekomandimet e OSBE-së dhe ODHIR-it, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shoqërohesha nga deputeti jonë Bekim Fazliu sekretari organizativ i cili në mënyrë taksative i përmendi të gjitha shkeljet që bëhen në Maqedoni kur është në pyetje procesi zgjedhor. Unë isha shumë skeptik që diçka do të ndryshojë sepse Bashkësia ndërkombëtare, OSBE-ja dhe ODIHR-i nuk tregojnë ashpërsinë e duhur ndaj Qeverisë së Maqedonisë për zgjedhjet jo korrekte dhe jo demokratike.

Ne pyetjen e gazetareve lidhur me iniciativën për bashkim me RDK-në deklaroi:
“Me shumë pozitivitet i jemi përgjigjur iniciativës së RDK-së për të nis një komunikim me ne, ky komunikimi është i gjatë nuk është çështje ditësh, ka disa javë afërsisht një muaj që komunikojnë njerëzit. Është i formalizuar, unë kam emëruar z. Ziadin Sela kryetar të grupit apo komisionit që bisedon nga ana e PDSH-së. Ne kësaj iu përgjigjëm sipas vlerësimit tim me një qëndrim serioz, të sinqertë dhe dhamë një ofertë që të nisim çështjen e bashkimit të këtyre dy partive. Duhet pasur mirëkuptim se ne nuk mund të presim një kohë të pafund (infinit), bashkërisht ata janë marrë vesh më duket, nuk kam fol me Ziadinin sot edhe dje, por përpara disa ditëve jam takuar dhe presim që ditën e premte të definojnë këtë çështje se a do ti qasemi bashkimit të këtyre dy forcave politike opozitare, apo do të vazhdojmë ashtu si kemi qenë deri tash. Nuk dua të flas sepse është proces negociues, do të jetë mirë që të flitni me z. Sela, por mesa unë kam kuptuar Ziadini nesër do të prononcohet. Nuk do të ishte korrekte që pa u përmbyll si çështje të merem me prononcimet e të tjerëve. Të jeni të sigurt se nesër z. Sela do të del zyrtarisht, do të flet në emër tonin dhe do të tregon se ku kemi mbri”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *