Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi u takua me ambasadorin e Britanisë Ivon (VIDEO)

Thaçi u takua me ambasadorin e Britanisë Ivon (VIDEO)

Shkup, 24 tetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi ka akuzuar sot partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI-në për mungesë qasjeje serioze ndaj kontestit të emrit.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ambasadorin Ivon.

“Të gjithë mundohemi të gjejmë një rrugëdalje dhe shpresë të vogël megjithatë këto mungojnë. Në të pengon shumë qasja joserioze e qeverisë qoftë e VMRO-së apo BDI-së të cilët mundohen të japin shpresa të rrejshme.

Duke pasur parasysh se ata aspak nuk dëgjojnë se Sekretari i përgjithshëm i NATO-së në Athinë tha se IRJM-ja nuk do të mund të ecë përpara në procesin integrues përderisa nuk e ndryshon emrin”, ka thënë Menduh Thaçi, duke shtuar se pushteti me këtë prapëseprapë, “nuk synon zgjidhjen e problemit”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *