Home / Lajme / Maqedoni / Tre të lënduar në një aksident në Bërvenicë

Tre të lënduar në një aksident në Bërvenicë

Në aksident, një fëmijë e moshës dyvjeçare e cila ka qenë në karrocë për fëmijë, ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe si rast urgjent është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa motra e saj dhe gjyshja me lëndime të lehta pas marrjhes së ndihmës së parë në spitalin e Tetovës janë lëshuar për kurim shtëpiak

Një fëmijë dy vjeçar nga fshati Bërvenicë ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në rrezik për jetë, kurse dy të lënduarit e tjerë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Ky është bilansi i aksidentit rrugor që ka ndodhur mëngjesin e ditës së martë në fshatin Bërvenicë të Tetovës. “Në këtë aksident kanë marrë pjesë veturë e tipit Llada me targa të tetovës e drejtuar ng 58 vjeçari S.S nga ky fshat, e cila ka lëvizur në drejtim të Tetovës dhe 50 vjeçarja B.S poashtu nga ky fshat e cila ka lëvizur në drejtim të kundërt bashkë me dy mbesat e saj. Në aksident, një fëmijë e moshës dyvjeçare e cila ka qenë në karrocë për fëmijë, ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe si rast urgjent është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa motra e saj dhe gjyshja me lëndime të lehta pas marrjhes së ndihmës së parë në spitalin e Tetovës janë lëshuar për kurim shtëpiak”, njoftoi zëdhënësi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marijan Josifovski. Policia ka bërë hetim në vendngjarje dhe punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *