Home / Lajme / Maqedoni / Trifunovski ankesë në gjykatë, avokati i dy viktimave nuk di gjë (VIDEO)

Trifunovski ankesë në gjykatë, avokati i dy viktimave nuk di gjë (VIDEO)

Gostivar, 07 Tetor – Sipas avokatit të Joakim Trifunovski i cili akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar, Mitko Sollakov seanca e sotme është anuluar për shkak se nuk ka pasur asistencë për ta sjell të akuzuarin në gjykatë dhe gjykimi do të shtyhet për disa ditë.

Pas ankesave të avokatit mbrojtës të Trifunovskit, për një rigjykim klienti i tij nuk është sjellur në gjykatë në mungesë të asistencës policore. Avokati, tha se të gjithë ankesat janë dorëzuar në kohë , tash do të presim vendin se çka do të vendos gjykata e Apelit. Ankesa jonë është në bazë të gjitha rregullave ligjore, u shpreh ai. Por në anën tjetër avokati i dy viktimave Vullnet Paçuku mohon një gjë të tillë dhe për atë mbetet vendimi i Shkallës së parë që burg i përjetshëm për Trifunovskin.
Avokati i familjarëve të viktimave, Vullnet Paçuku ka konfirmuar të dhënat se ai nuk është i informuar rreth zhvillimeve të fundit sa i përket rastit “Jakim Trifunoski”. Në linjë telefonike, Paçuku tha se: ”Lënda e shkallës së parë është mbyllur me shqiptimin e dënimit burgim i përjetshëm për të pandehurin, dhe se nuk posedon asnjë informatë për ndonjë iniciativë për animimin e vendimit në shkallën e dytë, respektivisht Gjykatën e Apelit. Edhe familjarët e dy viktimave pohuan se nuk janë të informuar për rastin në fjalë, duke pohuar se në adresë të tyre nuk ka arritur asnjë shkresë zyrtare nga kush do qoftë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *