Home / Lajme / Maqedoni / UNHCR: Mbi 1.100 refugjatë kosovarë rom akoma në Maqedoni

UNHCR: Mbi 1.100 refugjatë kosovarë rom akoma në Maqedoni

18 tetor-Mirëpo, edhe 200 persona akoma nuk janë përcaktuar se për cilën mënyrë të zgjidhjes së problemit të tyre, si zgjidhje të përhershme. Kjo është problematika e refugjatëve nga Kosova që kryesisht janë të përkatësisë rome”, deklaroi shefi i misionit të UNHCR-së në Shkup.

Ndër prioritetet e UNHCR-së në Shkup, është riatdhesimi i mbi një mijë personave që janë nën përkujdesjen e UNHCR-së, u shpreh Mohammad Arif, shef i Misionit të UNHCR-së në Shkup.

Ai këtë e theksoi në punëtorinë për shqyrtimin dhe implementimin e ndryshimeve të Ligjit për azil, ku të pranishëm ishin zyrtarë të Qeverisë dhe Ministrisë Sociale, shoqatave joqeveritare dhe subjekte tjera.

“Për UNHCR-në në Shkup, janë tre prioritete kryesore. Një ndër ato prioritete është rastet e refugjatëve që kanë mbetë nga kriza e Kosovës, ku janë të evidentuar afër 1.100, mandej është si prioritet i dytë gjendja e personave apatridë (pa shtetësi), ndërsa prioritet i tretë është lëvizja e migracionit të përzier, të cilët tranzitojnë nëpër Maqedoni”, deklaroi Mohammad Arif.

Sipas tij, për këto tre prioritete, UNHCR bashkëpunon me Qeverinë për të gjetur zgjidhje për këto tre prioritete të përmendura.

Ai ka nënvizuar edhe praninë e refugjatë të Kosovës, kryesisht të komunitetit rom që vazhdojnë të qëndrojnë në Maqedoni.

“Për sa u përket çështjes së refugjatëve që janë nga Kosova, bashkëpunojmë më Qeverinë dhe organizatat tjera ndërkombëtare, për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për këta refugjat. Si zgjidhje e përhershme nënkuptojmë riatdhesimi vullnetar,-që aktualisht afro 200 persona kanë shprehë gatishmëri për riatdhesim vullnetar në Kosovë, por problemi paraqitet sepse këta persona nuk kanë strehim adekuat, nuk kanë shtëpi. Janë afro 30 familje që përfitojnë nga projekti i Bashkësisë Evropiane në Kosovë për rindërtimin e shtëpive të tyre. Gjatë vitit 2013 janë aprovuar kërkesat e 14 familjeve dhe shpresojmë se deri në fund të vitit nga ky projekt do të përfitojnë 62 persona. Njëkohësisht dhe paralelisht me riatdhesimin vullnetar angazhohemi edhe në integrimin lokal, ku në bashkëpunim me Qeverinë dhe organizatat tjera përpiqemi në integrimin lokal të 700 personave që kanë shprehë gatishmëri të tillë. Mirëpo, edhe 200 persona akoma nuk janë përcaktuar se për cilën mënyrë të zgjidhjes së problemit të tyre, si zgjidhje të përhershme. Kjo është problematika e refugjatëve nga Kosova që kryesisht janë të përkatësisë rome”, deklaroi shefi i misionit të UNHCR-së në Shkup.

Ai theksoi se prioriteti i dytë i UNHCR-së është problemi me apatridët-personat pa shtetësi- numri i të cilëve sillet afro 1.000 persona, të cilëve u ofrohet ndihmë juridike falas për zgjidhjen e statusit të tyre. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *