Home / Lajme / Maqedoni / USHT promovon laboratorin e fakultetit të shkencave të Zbatuara (VIDEO)

USHT promovon laboratorin e fakultetit të shkencave të Zbatuara (VIDEO)

Tetovë, 24 tetor – Universiteti shtetëror i Tetovës në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe shkencës pran sektorit privat dhe studentëve, në kuadër të fakultetit të shkencave të zbatuara prezantoi laboratorin për shqyrtimin dhe kontrollimin e materialeve ndërtimore.

Universiteti shtetëror i Tetovës në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe shkencës pran sektorit privat dhe studentëve, në kuadër të fakultetit të shkencave të zbatuara prezantoi laboratorin për shqyrtimin dhe kontrollimin e materialeve ndërtimore.

Rektori i këtij universiteti Vullnet Ameti tha se “ laboratori që sot prezantojmë i shërben njërës prej disiplinave më të rëndësishme që zhvillohen Fakulteti i shkencave të Zbatuara, ku studentët tanë i marrin njohuritë bazë në fushim e ndërtimtarisë dhe ofron kushte optimale për kontrollin e të gjithë materialeve ndërtimore.

Më konkretisht, ky laborator kryen testimin e agregatëve për prodhimin e asfaltit, betonit, betonit të lëngshëm dhe të ngurtësuar, si dhe përcakton karakteristikat fizike-mekaniketë çimentos, tha rektori i USHT-së z. Vullnet Ameti.

Ai u shpreh se ne përmes kësaj qendre laboratorike, do ta forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin me këtë sektor tepër të rëndësishëm për ekonomin e qytetarve, dhe do të angazhohemi që në të ardhmen të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi edhe me sektorë të tjerë shtetëror dhe privat.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *