Home / Sport / Vardari lider i ri, Shkëndija pëson disfatë

Vardari lider i ri, Shkëndija pëson disfatë

Në Turnovë, Horizonti mundi Shkëndijën me 3-1, falë 2 golave të Blazhevskit dhe një nga Pandevi. Golin e ngushëllimit për Shkëndijën e shënoi Nebi Mustafi nga pika e bardhë, pasi që më parë në mënyrë të parregullt u ndal Ardian Nuhiu në zonën e rrezikut.

Java e 12 solli ndryshime në tabelën e klasifikimit në Ligën e Parë futbollistike për sa i përket kreut të tabelës, pasi që kampioni aktual, Vardari pas fitores 3-1 ndaj Makedonija Gj.P. ndalet në vendin e parë, me 22 pikë para Horizont Turnovës me 20 pikë. Vardari ishte në disvantazh në minutën e 11 pas golit të shënuar nga Jançevski, para se të shënojë 3 gola në pjesën e dytë. Fillimisht Stojkov barazoi shifrat në 1-1, para se Petrov dhe Grozdanovski të shënojnë golat e fitores. Në Turnovë, Horizonti mundi Shkëndijën me 3-1, falë 2 golave të Blazhevskit dhe një nga Pandevi. Golin e ngushëllimit për Shkëndijën e shënoi Nebi Mustafi nga pika e bardhë, pasi që më parë në mënyrë të parregullt u ndal Ardian Nuhiu në zonën e rrezikut. Ndërkohë skuadra e Renovës me 2-0 mundi skuadrën e Napredokut, edhe pse vendasit ishin me një futbollist më pak, pas përjashtimit me karton të kuq të Miskovskit. Mjaftuan golat e shënuara nga Ramadani dhe Rexhepi që të arkëtohen 3 pikë të reja. Euromilku dhe Pelsiteri u ndan në paqe pran rezultatit 2-2. Stojanovski dhe Jasharovski sollën epërsi 2 golëshe për vendasit para se Pelisteri të barazojë përmes Anastasovit dhe Milevskit. Në përballjet e tjera, Bregallnica me 2-1 mundi skuadrën e Gostivarit, i cili sërish ishte me një futbollist më pak në terren pas përjashtimit të Zerdeskit. Vendasit avancuan me golin e Zdravkovit nga pika e bradhë para se të barazojë shifrat Eshtref Dehari. Goli i shënuar nga Naumovi në minutën e 86 solli 3 pikë për vendasit. Ndërkohë të shtunën Rabotniçki dhe Metalurgu u ndan në paqe pran rezultatit 1-1.

Rezultatet:
Rabotniçki-Metalurgu 1-1,
Bregallnica-Gostivari 2-1,
Turnova-Shkëndija 3-1,
Renova-Napredoku 2-0,
Euromilku-Pelisteri 2-2,
Makedonija GJP-Vardar 1-3.

Ndeshjet e javës së 13-të zhvillohen të mërkurën me fillim në orën 13:00, takohen: Shkëndija – Bregallnica , Gostivari – Metalurgu, Pelisteri – Renova, Napredoku – Turnova, Makedonija Gj.P – Rabotniçki dhe Vardari – Euromilk

TABELA

1.Vardari 21
2.Metalurgu 20
3.Turnova 20
4.Bregallnica 19
5.Rabotniçki 18
6.Pelisteri 18
7.Renova 18
8.Shkëndija 14
9.Euromilku 14
10.Makedonija Gj.P. 10
11.Napredoku 09
12.Gostivari 07

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *