Home / Lajme / Maqedoni / Varroset profesor Ruhi Bakiu (VIDEO)

Varroset profesor Ruhi Bakiu (VIDEO)

Tetovë, 11 Tetor – Me nderime fetare dhe në praninë e një numri të madh të qyetarëve, familjarëve, profesorëve është varrosur trupi i pajetë i Ruhi Bakiut, ish profesor dhe ish anëtarë i komisionit rregulllator për energjetikë.

Familja ende nuk është prononcuar asgjë lidhur me këtë rast duke thënë se sot është ditë pikëllimi për ata sepse humbën një të afërm. Ndryshe, edhe gjatë ditës së sotme kanë heshtur institucionet kompetente që duhet të japin informata lidhur me hetimet që u zhvilluan në hotelin e djegur Granit ku u gjet trupi i pajetë i Ruhi Bakiut. Përveç konfrimimit nga Instituti i mjekësisë Ligjore se personi i gjetur në gërmadhat e hoteliot të djegur Granit është Ruhi Baki, kurse deri në mbyllje të edicionit të lajmeve ky instituicion ende nuk ka dalur me të dhëna të tjera rreth kufomës që do të ishin indikacione eventuale për sqarimin e këtij rasti. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *