Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdoi debati i amandamenteve për ribalancin e Buxhetit:PDSH 57 amandamente

Vazhdoi debati i amandamenteve për ribalancin e Buxhetit:PDSH 57 amandamente

14 tetor-Në pjesën e paradites, deputetët duhej të deklaroheshin për asmandamentin me të cilin kërkohen para për ndërtimin edhe të një ure në lumin Drini i Zi në Strugë, por në pjesën më të madhe të diskutimeve të propozuesve nga PDSH-ja pohohej se me buxhetin diskriminohen komunat ku jetojnë shqiptarë. Me këtë nuk u dakorduan deputetët e BDI-së.

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot e vazhdoi debatin për propozim ribalancin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013. Janë parashtruar 57 amandamente dhe atë vetëm nga grupi i deputetëve të PDSH-së. Debati rreth tyre duhet të përfundojë të enjten.

Në pjesën e paradites, deputetët duhej të deklaroheshin për asmandamentin me të cilin kërkohen para për ndërtimin edhe të një ure në lumin Drini i Zi në Strugë, por në pjesën më të madhe të diskutimeve të propozuesve nga PDSH-ja pohohej se me buxhetin diskriminohen komunat ku jetojnë shqiptarë. Me këtë nuk u dakorduan deputetët e BDI-së.

Jani Makraduli nga LSDM gjithashtu konsideroi se në mënyrë jo të drejtë por ndahen mjetet nga buxheti dhe kërkoi nga Qeveria ta rregullojë rrugën Sveti Nikole – Shtip, ku shumë shpesh ndodhin fatkeqësi në komunikacion.

Deputetët nga shumica në pushtet i thanë kryetarit të Komisionit, Marjanço Nikollov se nuk duhet të lejojë që replikast të zgjasin më shumë se fjalimi i deputetit, ndërsa foltorja të keqpërdoret posaçërisht nga deputetë nga grupi i tij i deputetëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *