Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë përplasjet mes Osmanit dhe Bejtës (VIDEO)

Vazhdojnë përplasjet mes Osmanit dhe Bejtës (VIDEO)

Gostivar, 03 Tetor – Kryetari i mëparshëm i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani në Gjykatën Themelore ka ngritur padi për shpifje kundër kryetarit të komunës Nevzat Bejta.

Në konferencën për shtyp në selinë e partisë në Gostivar, Rufi Osmani, lider i RDK-së paralajmëroi se në rrugë ligjore do të mbrohet nga akuzat e Bejtës të shqiptuara në Këshillin e komunës së Gostivarit për shpërdorimet të bëra financiare. Pas imazhit të dëmtuar, ai do të kërkojë dëmshpërblim prej dhjetë mijë eurove. Krahas kësaj, Osmani tregoi edhe disa raporte, sipas të cilave, siç tha, zbatohen aktivitetet për të cilat nuk ka pasur ose nuk ka përfunduar procedura e tenderit.

Ndërkaq, kryetarit i komunës Nevzat Bejta i është kundërpërgjigjur se Osmani duhet të jep dorëheqje.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *