Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon afati për kartelat shëndetësore (VIDEO)

Vazhdon afati për kartelat shëndetësore (VIDEO)

26 tetor – Akoma vazhdon afati për nxjerrjen e karteleve elektronike shëndetësore. Kështu thotë udhëheqësi I njësisë rajonale të fondit për shëndet publik njësia Tetovë Ylber Aliu.

Sipas Aliut afati të përcaktuar nuk ka pasi që deri sa të gjithë qytetarët të nxjerin kartelat shëndetësore do të jetë afati.
Sipas tij ata persona që nuk kanë marrë akoma kartelat elektronike shëndetësore , mund të pajisen me kartonat të katërt.

I pyetur pse vonohen kartelat elektronike shëndetësore, Aliu tha se kompani e cila është duke i bërë të njëjtat, njëherë grumbullon të dhënat dhe më pasi i shtyp ata,Procedura e tyre mund të zgjasë edhe tre muaj por qytetarët, kanë shërbime dhe nuk janë pa të njëjtat.

Të papunët ankohen se atyre u vonohen më shumë kartelat se të punësuarve nëpër institucione.

Por udhëheqësi i njësisë rajonale të Fondit për shëndet publik Ylber Aliu e arsyeton këtë pasi që ata që janë në punë, nuk është dashur që të vijnë deri këtu për të aplikuar, por kanë aplikuar nëpërmjet Veb Saidit.

Ne kemi shërbimet tona edhe në internet dhe institucionet kanë aplikuar në mënyrë grupore, një person i Autorizuar ka aplikuar për të gjithë kompanitë dhe ndërmarrjet dhe kjo e ka letsuar procedurën tonë, ata i kanë sjellë informatat e gatshme për të gjithë të punësuarit, ndërsa të papunët dhe qytetarët tjerë i kanë sjellë të dhënat në mënyrë individuale këtu qëndron problemi, un mendoj të kundërtën ne u kemi dhen përparësi atyre, nuk është ashtu, thotë Aliu.

Sipas tij në njësinë rajonale në Tetovë, numri i atyre që nuk kanë aplikuar është i vogël, dhe në sportelet e tyre nuk ka shumë pritje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *