Home / Lajme / Maqedoni / Vdekja misterioze e Ruhi Bakiut – Heshtin të gjithë

Vdekja misterioze e Ruhi Bakiut – Heshtin të gjithë

16 tetor-Deri tani vdekja e tij mbetet misterioze përfshirë shumë pikëpyetje, se përse Bakiu shkoi nga shtëpiza e tij në hotelin “Granit” apo a kishte caktuar ndonjë takim apo ka pasur thirrje për tu takuar në këtë hotel, që u përfshi nga flakët, apo edhe mundësia e rrëmbimit të dhunshëm, pasi që celulari i`u gjet në shkallët hyrëse të hotelit.

Asnjë e dhënë apo detaj nga hetimet akoma nuk është publikuar lidhur me vdekjen misterioze të profesorit Ruhi Bakiu nga Reçica e Vogël e Tetovës, trupi i të cilit javën e kaluar u gjet i djegur plotësisht në brendinë e hotelit “Granit” në Kodrën e Diellit në Tetovë, që u përfshi nga flakët.

Zbulimi paraprak i identitetit u bë pasi telefoni celular i tij u gjet në shkallët e hyrjes së hotelit, ndërsa pas analizës ADN dhe obduksionit u konstatua se bëhet fjalë për ish-profesorin 50 vjeçar të Universitetit të Evropës Juglindore dhe ish- anëtarin e Komisionit Rregullator të Energjetikës në Maqedoni.

Deri tani vdekja e tij mbetet misterioze përfshirë shumë pikëpyetje, se përse Bakiu shkoi nga shtëpiza e tij në hotelin “Granit” apo a kishte caktuar ndonjë takim apo ka pasur thirrje për tu takuar në këtë hotel, që u përfshi nga flakët, apo edhe mundësia e rrëmbimit të dhunshëm, pasi që celulari i`u gjet në shkallët hyrëse të hotelit.

Zëra të ndryshëm nuk përjashtojnë mundësinë e vrasjes, ndërsa ato maqedonase edhe të vetëvrasjes. Bakiu kohë më parë kishte alarmuar se ishte në ndjekje dhe se ishte rrëmbyer nga dy persona disa muaj më parë, të cilët e kishin pyetur për aktivitetet e tij politike dhe paralajmërimin për krijimin e një lëvizje politike tek blloku politik shqiptar.

Bakiu kishte deklaruar edhe për një aksident të planifikuar automobilistik në autostradën Shkup – Tetovë, që siç kishte pohuar për eliminimin e tij fizik. Bakiu kishte theksuar se ka pasur edhe presione politike si anëtar i Komisionit Rregullator, për shkak se kishte kundërshtuar rritjen e çmimeve në energjetikë dhe derivate të naftës. Ai kishte kritikuar për ndryshimet e parashtruara ligjore, që i mundësonin kompanive monopol ligjor dhe rregullimin e rregullave të tyre në treg.

Nga Policia e Tetovës kanë theksuar se ekspertiza në vendin e ngjarjes është kryer, janë marrë mostrat dhe se hetimet po zhvillohen në drejtimin e duhur. (INA)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *