Home / Lajme / Maqedoni / Vdes 25 vjeçarja që u aksidentua të premtem, zënkë familjare në fshatin Sellcë (VIDEO)

Vdes 25 vjeçarja që u aksidentua të premtem, zënkë familjare në fshatin Sellcë (VIDEO)

Tetovë, 21 tetor – Dje pasdite në Shkup ka ndëruar jetë 25 vjeçarja R.A nga Tetova, e cila u godit nga një veturë e cila kishte humbur drejtimin nga shpejtësia dhe kishte dalur në trotuar.

– Vdes 25 vjeçarja që u aksidentua të premtem

Numri i personave që kanë humbur jetën brenda nëntë muajve në rajonin e Tetovës ka arritur tetë, pasi që dje pasdite në Shkup ka ndëruar jetë 25 vjeçarja R.A nga Tetova, e cila u godit nga një veturë e cila kishte humbur drejtimin nga shpejtësia dhe kishte dalur në trotuar. Aksidenti kishte ndodhur pasditën e premte, kur vetura e tipit Mercedes, e drejtuar nga 20 vjeçari A.A nga fshati Merovë, ka dalur nga rruga dhe ka goditur këmbësoren 25 vjeçare R.A nga Tetova. Nga plagët e marra në trup që ka marrë 25 vjeçarja, e njejta ishte dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, por pas dhënies së ndihmës së parë, ajo ishte transferuar si rast urgjent në Klinikat e Shkupit. Por edhe përkundër ndërhyrjeve të mjekëve, ajo ka ndëruar jetë të dielën në Shkup. Duke përfshirë viktimën e fundit gjatë aksidenteve rrugore në Tetovë, gjithsej katër këmbësorë kanë humbur jetën. Viktimat tjerë janë dy vozitës të motoçikletave dhe dy drejtues të makinave.

– Zënkë familjare në fshatin Sellcë

Zënka e dy pleqëve të Tetovës është shndërruar në rahje fizike. Ngjarja ka ndodhur në qershor të këtij viti kur, M.Xh 63 vjeçar nga fshati Sellcë ka goditur me gurrë në kokë I.Xh 65 vjeçar, nga fshati Llacë. Incidenti mes dyve pleqëve sipas policisë ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve pronësoro juridike. Fillimisht ata mes veti kanë kanë pasur një zënkë, ndërsa më pas kanë qëruar hesapet me gurrë. Kështu, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur padi penale ndaj M.XH për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj I.Xh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *