Home / Lajme / Maqedoni / Veleshtë, një grup banorësh rrahin policin kufitar

Veleshtë, një grup banorësh rrahin policin kufitar

Strugë, 18 Tetor – Një polic kufitar i Maqedonisë dje pasdite është rrahur në fshatin Veleshtë të Strugës.

Sipas njoftimeve të sektorit të punëve të brendshme në Ohër, polici kufitar është sulmuar nga disa banorë të fshatit, të cilët i kishin dalë në ndihmë një banori që po transportonte dru. Policia theksoi se bëhej fjalë për grabitës të drunjve nëpër pyje, që në mënyrë ilegale transportojnë dhe shesin drunj. Siç bëhet e ditur, polici kufitar ka marrë lëndime në kokë dhe krahëror.

Patrulla policore kufitare ka hasur një traktor me drunj, në të cilin ishin tre persona, dy banorë të Veleshtës dhe një shtetas shqiptarë. Menjëherë ata janë ndaluar dhe se është konstatuar se ata po transportonin drunj në të zezë, ndërsa traktori gjithashtu nuk ishte i regjistruar.

Rrugës për në stacionin policor në Frangovë, policët janë ndaluar nga një makinë, ku ka nisur një zënkë midis disa banorëve dhe policisë, duke eskaluar në incident.

Disa nga personat e këtij grupi kanë marrë traktorin dhe kanë ikur në drejtim të panjohur, por pas një aksioni të gjërë të policisë, një person është ndaluar, ndërsa janë në kërkim edhe persona të tjerë, banorë të fshatit si dhe shtetasi shqiptar.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *