Home / Lajme / Maqedoni / Venizelos dhe Vigenin do të bisedojnë për Maqedoninë

Venizelos dhe Vigenin do të bisedojnë për Maqedoninë

17 tetor-Në takim do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa do të komentohet edhe perspektiva evropiane e vendeve nga Ballkani Perëndimor. Këtë e komunikoi Ministria bullgare e Punëve të Jashtme, nga e cila del se dy ministrat në mënyrë të pashmangshme do të flasin edhe për Maqedoninë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos sot në Athinë do të takohet me shefin e diplomacisë bullgare Kristijan Vigenin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Greqia.

Në takim do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa do të komentohet edhe perspektiva evropiane e vendeve nga Ballkani Perëndimor. Këtë e komunikoi Ministria bullgare e Punëve të Jashtme, nga e cila del se dy ministrat në mënyrë të pashmangshme do të flasin edhe për Maqedoninë.

Kryeministri grek Andonis Samaras në fillim të muajit në Uashington deklaroi se Shqipëria dhe Bullgaria janë në anën e Greqisë kur bëhet fjalë për kontestin me emrin kushtetues të Maqedonisë.

“Besoj se nëse i pyesni kolegët e mi nga Shqipëria ose Bullgaria edhe ata me siguri do t’ju përgjigjen njëjtë, se është Shkupi ai që nuk lëshon pe, e jo Greqia”, tha atëherë Samaras.

Është parashikuar që Vigenin në Athinë do të ketë takime të veçanta edhe me Samarasin, presidentin Karolos Papuljas dhe me kryetarin e Parlamentit, Evangelos Mimarakis.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *