Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhje në çerdhen për fëmijë në Gostivar (VIDEO)

Vjedhje në çerdhen për fëmijë në Gostivar (VIDEO)

Gostivar, 21 tetor – Vazhdojnë vjedhjet në Gostivar, hajnat nuk zgjedhin metoda dhe sende të cilat i vjedhin.

Kështu cak i hajnave kësaj radhe ka qenë çerdhja për fëmijë Pranvera në Gostivar. Ata kanë arritur që të vjedhin një televizor plazma dhe sistem muzikor. Sipas Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë dhe përgjegjësve të këtij kopshti në Gostivar, vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së diel kur persona të panjohur kanë kryer vjedhje në kopshtin për fëmijë Pranvera në rrugën Beliçica në Gostivar, të cilët me mjete të forta dhe me forcë kanë hapur dritaren, kanë hyrë brenda dhe nga salla kanë marrë televizorin.

Nga ky institucion njoftojnë se pas kryerjes së hetimit, është konstatuar se mungon edhe një sistem muzikor. Dëmi material në këtë vjedhje është rreth 14 mijë denarë.

Kësisoji hajnat nuk kanë anashkaluar as çerdhet ku mësojnë fëmijët. Gjatë ditës djeshme Policia informoi se persona të panjohur kishin vjedhur edhe libra fetarë në qytetin e Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *