Home / Lajme / Maqedoni / Vozitësit edukohen si të parkohen (VIDEO)

Vozitësit edukohen si të parkohen (VIDEO)

Tetovë, 22 tetor – Mëso si të parkohesh në mënyrë të rregullt. Kështu titullohet projekti që realizohet nga ana e policisë rrugore, në bashkëpunim me komunën e Tetovës.

Ky projekt i paraprinë aktiviteteve që kanë të bëjnë për shpalljen e parkingjeve zonale në disa rrugë të Tetovës. Me këtë rast polic nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë sot kanë ndarë material propagandues, fletushka dhe mbajtëse për çelësat e veturave, ku vozitësit edukohen se si duhet të prakohen në mënyrë të rregullt. Rexhep Ismaili, inpektor për prevencion në stacionin policor për siguri në komunikacionin rrugor, shprehet se në këtë mënyrë drejtuesit e automjeteve do të mund që të kontribuojnë për një komunikaicon të rregullt.

Problemi i parkimit në Tetovë vite me radhë nuk po gjen zgjidhje. Numri i madh i automjeteve, mungesa e vendeve të parkimit, parkimi jo I rregullt, kanë bërë që rrugët e Tetovës gjithnjë të jenë në kaos. Angazhimi i puntorëve për të ndihmuar policinë në vendosjen e rendit në komunikacion nuk ka dhënë efektet e veta, ndërsa për momentin shpresohet se me vendosjen e sistemit të parkimit zonal ky problem do të zgjidhet. Njohës të problematikës në komunikacion thonë se krahas këtyre masave, poashtu në Tetovë nevojiten edhe parkingje të reja në formë të garazheve njejtë si në Shkup dhe në qytete tjera.Pamjet e bulveradit Ilinden dhe Marshall Tito, që po I ndiqni, janë të pastra vetëm kur ka askione më të mëdha, ndërsa pastaj vazhdohet me avazin e vjetër, prakohu ku të mundesh.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *