Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje në Saraj të Shkupit

Vrasje në Saraj të Shkupit

Shkup, 13 Tetor – Vetëm para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në Saraj të Shkupit. Almakos, nga burime jozyrtare mëson se personi që ka mbetur i vdekur nga e shtëna me armë zjarri është Farudin M.

Dilema sipas burimeve është ende e paqartë mbetet ajo, se i riu është vetëvrarë apo i vrarë, ngase përballë trupit të tij të pajetë është gjetur pistoleta me të cilën është realizuar vrasja e të riut.

Kjo ngjarje e hidhur ka ndodhur prapa shkollës fillore “Dituria” në Saraj.

Dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se menjëherë pasi kanë dëgjuar krismën kanë shkuar për të parë se çkishte ndodhur, por kur kanë arritur aty ka qenë tepër vonë për t’i dalë në ndihmë të riut.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe është duke i realizuar porecedurat e duhura për të zbardhur tërësisht rastin, për më tepër Almakos do ju informojmë orëve në vijim./Almakos

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *