Home / Lajme / Rajon / Vriten dy shqiptarë në Maribor

Vriten dy shqiptarë në Maribor

25 tetor-Ndaj ndërmarrjes ”Fossor”, e cila ka veprimtari ndërtimin e objekteve dhe infrastrukturës elektrike e telekomunikuese, në shkurt të vitit të kaluar janë aplikuar masa të marrjes së dhunshme të borxhit.
Sipas shënimeve të paraqitura, në vitin 2011 në këtë ndërmarrje private ishin të punësuar 50 punëtorë, vitin e kaluar 28, ndërsa sipas të dhënave të fundit vetëm 10 deri në 19 punëtorë.

Tre persona u vranë në Maribor, në mesin e tyre babë e bir nga Kosova, që po punonin si pronarë të një kompanie ndërtimore në Slloveni. Sipas mediave sllovene, një shtetas slloven Milivoj Çuk është autori i vrasjes së dy shqiptarëve të Kosovës, Abedin Shala dhe djali i tij Gëzim Shala, ndërsa ai më pas është vetëvrarë.

Sipas raportimeve të mediave, në shtëpinë e Shalës thuhet të ketë ardhur Milivoj Çuk, i punësuar në ndërmarrjen “Fossor” të Shalës, i cili një kohë ka qenë në pushim mjekësor. Ai ka kërkuar t’i paguhet borxhi që pretendonte se ia kishte Abedin Shala, me ç’rast ka ndodhur fjalosja gjatë së cilës 55 vjeçari Çuk ka nxjerrë revolen dhe ka vrarë Abedinin dhe djalin e tij 28-vjeçar Gëzim Shalën, kurse pas kësaj ka bërë vetëvrasje.

Të punësuarit në ndërmarrjen ndërtimore i kanë thënë gazetës së Mariborit se Shala nuk ka pasur kurrfarë borxhi, madje para ca kohësh borxhin ai ia ka kompensuar me një automjet të markës Jeep.

Ndaj ndërmarrjes ”Fossor”, e cila ka veprimtari ndërtimin e objekteve dhe infrastrukturës elektrike e telekomunikuese, në shkurt të vitit të kaluar janë aplikuar masa të marrjes së dhunshme të borxhit.
Sipas shënimeve të paraqitura, në vitin 2011 në këtë ndërmarrje private ishin të punësuar 50 punëtorë, vitin e kaluar 28, ndërsa sipas të dhënave të fundit vetëm 10 deri në 19 punëtorë.

Policia njoftoi se “në Maribor jemi duke u marrë me një ngjarje, për të cilën jemi informuar pak para orës 12:00, me ç’rast ka ndodhur përdorimi i dhunshëm i armës së zjarrit. Policia ka ndërmarrë masat përkatëse për sigurimin e objektit, ku kanë ndodhur të shtënat, mirëpo përdoruesi i armës ende nuk është kapur”. Raportohet se në ndërkohë situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik për banorët përreth. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *