Home / Lajme / Maqedoni / Xhinping-Ivanov: Kina e gatshme t’ia ofrojë dorën Maqedonisë

Xhinping-Ivanov: Kina e gatshme t’ia ofrojë dorën Maqedonisë

22 tetor-
“Me presidentin Xhimping konstatuam se kjo është një atmosferë e përgjithshme, se gjithnjë e më shumë ekziston interes për studimin dhe lirimin e njerëzve të cilët e zbatojnë mjekësinë tradicionale”, tha presidenti Ivanov, duke shtuar se për këtë qëllim ka ardhur edhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Republika Popullore e Kinës dhe Republika e Maqedonisë kanë arritur nivel më të lartë të marrëdhënieve bilaterale deri tani, është vlerësim i përbashkët i presidentëve të të dy shteteve, Si Xhinping dhe Gjorge Ivanov gjatë takimit në Dhomën e madhe popullore në Pekin.

“Marrëdhëniet tona politike gjatë dy dekadave të kaluara u bënë gjithnjë e më serioze, e dëshmi për atë janë marrëdhëniet e ndërsjellta në nivel të lartë, përforcimi i besimit politik dhe progresi në bashkëpunimin e ndërsjelltë në sfera të ndryshme. Kina është e gatshme t’ia ofrojë dorën Maqedonisë për zhvillim të përshpejtuar të marrëdhënieve tona”, tha presidenti kinez Xhinping në fillim të takimit.

Ai më pas, lajmëron raportuesi i MIA-s, shfaqi bindje se në shënimin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, siç tha, “do të mbledhim akoma fryte”.

Xhinping paralajmëroi bashkëpunim me Maqedoninë në projekte ndërtimore dhe infrastrukturore, në bujqësi dhe në sektorë të tjerë – arsim, kulturë, mjekësi tradicionale kineze, me çka do të nxitet zhvillimi i shpejtë i marrëdënieve ndërmjet dy vendeve.

Edhe presidenti Ivanov theksoi se deri më tani është arritur niveli më i lartë i marrëdhënieve bilaterale.

“Konstatuam se në këto dy dekada erdhëm deri te marrëdhëniet të cilat asnjëherë më herët nuk kanë qenë në nivel aq të lartë”, deklaroi presidenti Ivanov pas takimit, duke e vlerësuar si veçanërisht miqësor dhe kosntruktiv, i cili zgjati dy orë, një orë më shumë nga që parashihet zakonisht për takime të këtij formati.

Temë e bisedimeve të dy presidentëve, lajmëroi raportuesi i MIA-s, ishin të gjitha sferat e interesit të ndërsjelltë dhe bashkëpunimi që është realizuar në 20 vitet e fundit, nga vensosja e marrëdhënieve bilaterale.

Është bërë fjalë për bashkëpunimin multilateral në planin global, për mbështetjen tonë ndaj kandidaturave kineze dhe të tyres posaçërisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për marrëdhëniet politike, për bashkëpunimin ekonomik, si dhe për bashkëpunimin në fushën e kulturës, shëndetësisë, arsimit….

“Konstatuam se bashkëpunimi politik u intensifikua përmes takimeve të kryeministrave, kryetarëve të parlamenteve dhe ja tani, edhe të presidentëve të të dy shteteve. Kjo tregon se në nivel politik arritëm në nivelin më të lartë të bashkëpunimit”, tha Ivanov.

Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik është theksuar se nga viti në vit po thellohet, kështu që ka zvogëlim në deficitin tregtar.

“Në planin ekonomik është treguar interes për prani më të madhe të prodhimeve të Maqedonisë në tregun kinez. Në kontekst të kësaj u përmend edhe iniciativa që është dhënë nga kryeministri ynë që të mund Kina të hapë në Maqedoni, zonë të lirë për firmat kineze. Ai konsideron se u shkon në shtesë kompanive të tyre dhe tregoi interes që kjo ide të realizohet”, tha Ivanov.

Ai me këtë rast përmendi faktin se Maqedonia shfrytëzon një pjesë të madhe të ndihmës që Kina e jep në rajon. Përkujtoi se qeveria e kaluar e Kinës ka miratuar 10 miliardë dollarë mjete për Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Maqedonia është e para nga ato vende që e finalizon projektin e vet dhe shpresojmë se pas vendimit në Parlamentin e Maqedonisë do të fillojë t’i shfrytëzojë ato mjete për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip dhe Ohër-Kërçovë. Kjo do të thotë prani edhe e firmave kineze në Maqedoni të cilat në partneritet me firmat e Maqedonisë do të marrin pjesë në këto projekte të mëdha”, theksoi presidenti Ivanov.

Theksoi se në planin ekonomik ka edhe iniciativë për bashkëpunim më të madh në sferën e bujqësisë, jo vetëm në lidhje të mjeteve dhe makinave, por edhe në prodhimet tona bujqësore.

“Na gëzon që shumë kompani kineze një kohë e kanë hulumtuar tregun e Maqedonisë dhe mendojnë për investimet e tyre afatgjate. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha volitshmëritë që i jep Maqedonia në sferën e ekonomisë dhe investimeve të huaja. I dinë volitshmëritë dhe benefitet që i hep qeveria jonë për investitorët e huaj”, tha Ivanov, duke theksuar se një pjesë e strategjisë së tyre afatgjate është që përmes Maqedonisë të kenë qasje edhe deri te vendet tjera në rajonin tonë.

Në lidhje të bashkëpunimit kulturor tha se është arritur shumë, ndërsa koncepti i paralajmëruar i muzikantëve kinezë në Shkup është vetëm një vërtetim se ky bashkëpunim në nivel kulturor zhvillohet edhe përmes ministrive të kulturës dhe përmes ambasadave, ndërsa përmes qendrës “Konfucie në Shkup do të ketë edhe këmbim në nivel arsimor.

Dy presidentët biseduan edhe për iniciativat e treguara nga ana jonë për zbatimin e mjekësisë tradicionale kineze në sistemin tonë shëndetësor.

“Me presidentin Xhimping konstatuam se kjo është një atmosferë e përgjithshme, se gjithnjë e më shumë ekziston interes për studimin dhe lirimin e njerëzve të cilët e zbatojnë mjekësinë tradicionale”, tha presidenti Ivanov, duke shtuar se për këtë qëllim ka ardhur edhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Në delegacionin e Maqedonisë është edhe ministri pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja Xheri Naumov.

Presidenti Ivanov nesër nga Pekini do të udhëtojë për në Çengdu, në provincën Siçuan, ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të Forumit të 14-të ndërkombëtarë për Kinën perëndimore, titulluar si “Forumi për bashkëpunim ndërkombëtar i Kinës Perëndimore”, të cilin e organizojnë 12 provinca të Kinës Perëndimore dhe 12 ministri të Qeverisë Qendrore. Në Forumin, në të cilin do të marrin pjesë shumë burrështetas nga tërë bota, presidenti Ivanov do të ketë fjalim në temë “Zhvillimi i balancuar dhe prosperiteti i përbashkët”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *