Home / Lajme / Maqedoni / Zaevi afron qëndrimet me Gruevskin

Zaevi afron qëndrimet me Gruevskin

20 tetor-
“Nuk e di nëse ky është propozimi, nuk ma ka thënë kush. Mendoj se për emrin tonë nuk duhet të flitet kështu, e Epërme, Veriore, sidoqoftë. Unë jam maqedonas, kam rrënjët e njëjta si çdo maqedonas tjetër, familja ime ka ndërmend të ekzistojë si maqedonas në këtë shtet dhe nuk do të lejoj as më pak e as më shumë se cilido maqedonas tjetër i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm”, ka thënë Zaev.

Emër si Maqedonia Veriore ose e Epërme dhe të ngjashme, për ne është e papranushme, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për Radion Evropa e Lirë. Duke komentuar propozimin Maqedonia e Epërme, Zaev tha se nuk ka njohuri për propozimin e fundit, por që nuk do të pranojë ndryshimin e emrit kushtetues.

“Nuk e di nëse ky është propozimi, nuk ma ka thënë kush. Mendoj se për emrin tonë nuk duhet të flitet kështu, e Epërme, Veriore, sidoqoftë. Unë jam maqedonas, kam rrënjët e njëjta si çdo maqedonas tjetër, familja ime ka ndërmend të ekzistojë si maqedonas në këtë shtet dhe nuk do të lejoj as më pak e as më shumë se cilido maqedonas tjetër i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm”, ka thënë Zaev.

Sipas Zaev, “linja e kuqe” e Maqedonisë në këtë kontekst është negocimi vetëm për zëvendësimin e referencës “FYROM”, dhe jo për ndërrimin e emrit, identitetit, apo gjuhës.
“Unë besoj se nuk ekziston politikan në Maqedoni i cili do të lejojë të ndërrohet identiteti kombëtar, gjuha, kultura, pronësia kombëtare. Ne negociojmë për zëvendësimin e referencës FYROM, jo për ndërrimin e emrit”, ka shtuar Zaev.

Zaev gjithashtu ka akuzuar Qeverinë se me arrestimet e fundit, sidomos me arrestimin e Shipoviqit, po hakmerret për Raportin e Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit, raport i cili konfirmoi dhunën ndaj deputetëve opozitar dhe gazetarëve. PORTALB

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *