Home / Sport / Zajazi largon Georgievskin, Ajdini trajner i ri

Zajazi largon Georgievskin, Ajdini trajner i ri

“Falemenderojmë publikisht Zoran Georgievskin për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte trajner i KF Zajazi dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen. Vlerësojmë se kemi mundur më shumë në pjesën e deritashme dhe për këtë arsye kemi vendosur të bëjmë ndryshim në pozitën e shefit të stafit teknik. Trajner i ri i ekipit është emëruar Nazmi Ajdini”, deklaroi kryetari i KF Zajzai, Bujar Ahmeti.

Rezultatet e dobëta në sezonin debutues në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, kanë bërë që drejtuesit e KF Zajazi të largojnë nga posti i tij trajnerin Zoran Georgievski. Zajazi në 8 xhiro të zhvilluara ka shënuar vetëm dy fitore, ka barazuar një herë, ndërsa ka përjetuar 5 disfata. Humbja e fundit në Strumicë me Tiverinë, ka qenë vendimtare për fatin e trajnerit Georgievski, i cili tanimë nuk është pjesë e Zajazit. Në vend të tij si trajner i parë është emëruar ndihmësi i deritashëm Nazmi Ajdini. “Falemenderojmë publikisht Zoran Georgievskin për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte trajner i KF Zajazi dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen. Vlerësojmë se kemi mundur më shumë në pjesën e deritashme dhe për këtë arsye kemi vendosur të bëjmë ndryshim në pozitën e shefit të stafit teknik. Trajner i ri i ekipit është emëruar Nazmi Ajdini, i cili njeh mirë situatën në skuadër, din futbollistët që posedojmë dhe besojmë se mund të ndikojë në përmirësimin e lojës së skuadrës tonë”, deklaroi kryetari i KF Zajzai, Bujar Ahmeti. Trajneri i ri Ajdini në pankinën e Zajazit pritet të debutojë fundjavën e ardhshme, kur në Kërçovë do të gostitet befasia e deritashme e Ligës së Dytë, Vrapçishti.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *