Home / Sport / Zamparini: Shkarkimi i Gattusos më i rëndi në karrierën

Zamparini: Shkarkimi i Gattusos më i rëndi në karrierën

Ish-mesfushori i Italisë dhe Milanit, Gattuso u shkarkua javën e kaluar, pas vetëm gjashtë ndeshjeve në drejtimin e Palermos, skuadër kjo që po garon këtë stinor në Serie B të Italisë.

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, është i njohur për shkarkimin e trajnerëve. Ai ka shkarkuar me dhjetëra trajnerë nga skuadra e tij. Por, shkarkimi i trajnerit të fundit, legjendës së Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se i shkaktoi më së tepërmi dhembje. Ish-mesfushori i Italisë dhe Milanit, Gattuso u shkarkua javën e kaluar, pas vetëm gjashtë ndeshjeve në drejtimin e Palermos, skuadër kjo që po garon këtë stinor në Serie B të Italisë.
“Unë isha humbësi i vetëm me Gattuson. Ishte një bixhoz, nga i cili u binda se do të fitoja me të. Kam shkarkuar shumë trajnerë, por kurrë nuk kam vuajtur në mënyrën që vuajta kësaj radhe. Gattuso është një person fenomenal, dhe i kam dërguar një mesazh ngushëllimi dhe së shpejti do të takohem me të për të konfirmuar respektin që kam për të. Unë bëra gabim, Gattuso më bindi me përkushtimin dhe idetë e tij, për fat të keq rezultatet na ndëshkuan. Unë vendosa për ta shkarkuar qysh pas xhiros së dytë. Duhet të fitojmë kategorinë e dytë, dhe nuk ka kohë për rritje apo eksperimente. Gattusos i mungonte përvoja gjatë momenteve të vështira, por do të bëhet një trajner i madh”
Fituesi i Botërorit 2006 me Italinë, Gattuso u zëvendësua me Beppe Iachinin, i cili në fundjavë fitoi ndeshjen e parë me Palermon, 3:0 ndaj Juve Stabias.
“Iachini ka shumë përvojë në Serie B. Ai di si të lexojë ndeshjet dhe të nxjerrë më të mirën nga lojtarët tanë. Skuadra jonë është qartë më e mirë se të tjerat, Iachini thjeshtë duhet të nxjerrë më të mirën. Jam i sigurt se do të shohim dorën e tij pas katër-pesë ndeshjeve”

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *