Home / Lajme / Maqedoni / Zgjate dorën: Gjuha angleze të jetë gjuhë zyrtare (VIDEO)

Zgjate dorën: Gjuha angleze të jetë gjuhë zyrtare (VIDEO)

Tetovë, 21 tetor – Organizata Joqeveritare Zgjate Dorën, me seli në Tetovë, ka dorëzuar iniciativë deri tek parlamenti i Maqedonisë që gjuha angleze të jetë gjuhë zyrtare.

Iniciativa është parashtruar të hënën tek kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski, ku kërkohet që që e njejta iniciativë të vendoset edhe në rend dite dhe të votohet nga deputët. Kryetari Nexhat Bexheti, tha se iniciativa për të shpallur gjuhën angleze gjuhë të tretë zyrtare në republikën e Maqedonisë, në një të ardhme do të sjellë shumë përfitime duke pasur parasysh se Maqedonia tash më është shtet i cili ka ministrinë e informatikës dhe pretendon për të rritur zhvillimin ekonomik me thithjen e investimeve të huaja.“Për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm të hyjë në përdorim edhe gjuha angleze dhe shkrimi i saj, si gjuhë e tretë zyrtare. Me këtë akt do të relaksohen marrëdhëniet ndëretnike njëkohësisht do të ngritet niveli i bashkëjetesës në mes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Në aspektin e komunikimit të jashtëm, do të përfitojmë sepse pozitivisht do të fillojnë të tjerët të mendojnë për ne. Për gjitha shtetet multinacionale gjuha neutrale është zgjidhja e suksesshme dhe ka ardhëmri të mirë. Me këtë zgjidhje nuk kemi ansjfarë dëmi, vetëm dobi do të kemi. Prandaj ju lutemi juve ta analizoni propozimin tonë nga ana e komisioneve kompetente në parlament”, tha Bexheti. Sipas Bexhetit kjo inciativë përpos që është dërguar deri tek kryetari i parlamentit poashtu është dërguar edhe deri tek ambasadat e huaja që Maqedoni të cilët janë më relevante.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *