Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet e parakohëshme mund të mbahen në pranverë (VIDEO)

Zgjedhjet e parakohëshme mund të mbahen në pranverë (VIDEO)

Tetovë, 18 Tetor – Kreu i BDI-së, sot ka komentuar edhe deklaratat e lideerëve të partive opozitare për zgjedhje të parakohëshme. Ai theksoi se vendi ka probleme më të mëdha të cillët duhet të zgjidhen.

“Çka është në dobi të vendit ne asnjehrë nuk e kemi kundërshtuar, por momentalisht mendojmë se përballemi me disa çështje që duan zgjidhje. Disa herë jemi prononcuar për mediat dhe publikun që zgjedhjet e parakohëshme nuk ofrojnë zgjidhje, megjithatë ne akoma nuk e kemi futur, si çështje për të analizuar dhe për ta vënë në skaner se kush është dobia më e madhe për vendin, zgjedhjet e parakohëshme apo këto zgjedhe të pritet në afatin e rregullt, përsëri para nesh del si çështje më madhore që të shohim, të këkrojmë zgjidhje për problemet që na shkaktojnë pengesa drejt arfritjes së qëllimeve madhore të vendit tonë drejt integrimeve euro atlantike”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Nga ana tjetër kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka thënë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme por nëse të njejtat i kërkon BDI-ja, atëherë ata janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje të parakohëshme.

Në Maqedoni, gjithnjë e më shumë janë shtuar zërat për zgejdhje të parakohëshme, të cilët disa qarqeve mund të mbahen në pranverë kur edhe janë zgjedhjet presidenciale.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *