Home / Lajme / Rajon / Zhduket premtuesi i 1 milion eurove për Luginën

Zhduket premtuesi i 1 milion eurove për Luginën

Personi që kishte premtuar 1 milion euro për ndihmë humanitare për Luginën e Preshevës është zhdukur dhe nuk është lajmëruar deri tani.

Fondi Humanitar për Kosovën Lindore – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me seli në Zvicër bëri të ditur sot përmes një komunikate se nuk ka arritur që të kontaktojë me Behar Eminin, i cili kishte premtuar se do të dhurojë 1 milion euro për aksionin për ndërtimin e shtëpive për familjet e varfra në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Kënaqësi e veçantë ishte kur personi i quajtur Behar Emini premtoi ndihmën prej 1 milion euro. Sikurse çdo thirrje, ne e bëmë menjëherë edhe verifikimin e saj, ku personi në fjalë tri herë e premtoi këtë donacion, e i cili vazhdimisht e vërtetonte identitetin e tij. Ne si kryesi vazhdimisht po përpiqemi me kontaktu rishtas Behar Eminin që mësohet të jetë nga fshati Bilaç, i ardhur nga Negoca,mirëpo i njëjti nuk dihet për çfarë arsye a motivi nuk përgjigjet në thirrjet tona. Kjo edhe njëherë na shtyn të dyshu në seriozitetin e këtij donacioni. Ne edhe më tutje do të bëjmë përpjekje të marrim kontakte dhe të vërtetojmë premtimin e Behar Eminit”, theksohet në komunikatën e Fondit.

Ky fond faleminderon të gjithë ata që kontribuuan në “Gala Mbrëmjen”, lidhur me iniciativën humane “Të ndërtojmë, Të shpëtojmë, Të parandalojmë“ për tre komunat shqiptare. Në këtë mbrëmje të transmetuar nëpër televizionet publike shqiptare u premtuan afër 600 mijë euro, duke filluar prej një plaku humanist që ndau pensionin prej 15 euro e deri te vëllezërit humanist në Sarajevë që ndihmuan me 270 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *