Home / Lajme / Maqedoni / Zijadin Sela: Struga, jo si Republika Srpska

Zijadin Sela: Struga, jo si Republika Srpska

24 tetor-
“Nuk e dij se përse Agjencia për rrugët reagoi aq shpejt për të hequr tabelat. Shembuj të tillë ka në Republika Srpska, ku shlyhen emërtimet në alfabetin latin. Unë nuk dua që Struga të bëhet si Republika Srpska. Unë jam në pozitë që të zbatojë ligje. Për këtë qëllim nga ana e komunës së Strugës janë kërkuar informacione të detajuara rreth territorit dhe kufizimit të Strugës me Vevçanin”, ka theksuar kryetari i Strugës.

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka theksuar sërish reagime për mënyrën e heqjes së shpejt të tabelave rrugore të shkruara edhe në gjuhën shqipe në territorin e komunës rurale Vevçan që kufizohet me komunën e Strugës.

Ai ka shprehur akuza se si Drejtoria qeveritare e Rrugëve në mënyrë të shpejt ka hequr këto tabela, vetëm pse në to përskaj gjuhës maqedonase dhe angleze, shkruhej edhe gjuha shqipe.

“Nuk e dij se përse Agjencia për rrugët reagoi aq shpejt për të hequr tabelat. Shembuj të tillë ka në Republika Srpska, ku shlyhen emërtimet në alfabetin latin. Unë nuk dua që Struga të bëhet si Republika Srpska. Unë jam në pozitë që të zbatojë ligje. Për këtë qëllim nga ana e komunës së Strugës janë kërkuar informacione të detajuara rreth territorit dhe kufizimit të Strugës me Vevçanin”, ka theksuar kryetari i Strugës.

Ai disa di të më parë ka paralajmëruar se do të rrënojë Portën Hyrëse në komunën rurale Vevçan, pasi që bëhet fjalë për ndërtim ilegal që shtrihet në territorin e komunës së Strugës. Mirëpo, Ministria e Pushtetit Lokal në përgjigjen e saj ka bërë të ditur se porta e Vevçanit shtrihet në kufijt e kësaj komune rurale dhe nuk është përfshirë në territorin e komunës së Strugës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *