Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në një banesë në Tetovë

Zjarr në një banesë në Tetovë

Edhe nga policia e Tetovës edhe nga ana e njësisë së zjarrfikësve apelojnë që qytetarët gjatë seoznit të ngrohjes të kenë më shumë kujdes me ngrohëset elektrike sepse një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë zjarr në përmasa më të mëdha që vështirë pastaj vihet në kontroll.

Mesditën e së martës, ka shpërthyer zjarr në një banesë në ndërtesën që ndodhet në rrugën e Ilindenit numër 152 në Tetovë, në afërsi të Xhamisë së Larme. Sipas informatave të Policisë së Tetovës, zjarri me siguri është shkaktuar nga mos çkyçja e ngrohsës elektrike prej ku zjarri ka kapluar perdet pranë njërës dritares. Krahas dëmit material i cili është vlerësuar rreth 500 euro, nuk ka pasur të lënduar. Policia ka bërë të ditur se në banesë kanë jetuar student, ndërsa zjarrin në njësinë e zjarrfikësve e ka lajëmruar B.I (34) nga fshati Pirok, i cili është kujdesur për banesën dhe nuk ka kërkuar që të kryhen hetime. Ndërkaq, nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës është njoftuar se pas marrjes së thirrjes për zjarr, ata kanë intervenuar në kohë, dhe kanë arritur që të shuajnë zjarrin për një kohë të shkruët duke mos lejuar që i njejti të përhapet. Edhe nga policia e Tetovës edhe nga ana e njësisë së zjarrfikësve apelojnë që qytetarët gjatë seoznit të ngrohjes të kenë më shumë kujdes me ngrohëset elektrike sepse një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë zjarr në përmasa më të mëdha që vështirë pastaj vihet në kontroll.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *