Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtarët e Katarit vizituan komunën e Tetovës

Zyrtarët e Katarit vizituan komunën e Tetovës

Tetovë, 13 Tetor – Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi zhvilloi sot një takim me drejtorin e Departamentit për zhvillim ndërkombëtar pranë Ministrisë së punëve të jashtme të Katarit, Ahmed bin Muhamed al Muraikhi.

Gjatë takimit u bisedua për procesin e decentralizimit dhe projektet të cilat komuna e Tetovës planifikon ti realizojë në sfera të ndryshme me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetit dhe ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarit të Tetovës.

Kryetarja Arifi informoi mysafirët për planet e komunës së Tetovës sa i përket përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe ngritjen e cilësisë së arsimit duke krijuar kushte bashkëkohore që mundësojnë kultivimin e aftësive individuale të nxënësve. Po ashtu gjatë këtij takimi u bisedua për institucionet kulturore ,objektet e ekzistuese të trashëgimisë kulturore dhe mundësitë për rindërtimin e objekteve kulturore të shkatërruara nga sistemi komunist .

Kryetarja Arifi informoi mysafirët për pasuritë natyrore mbi dhe nën tokësore, ujore, klimën e volitshme dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit rural si dhe potencialin e madh turistik të Kodrës së Diellit për tu shenduar në destinacion rajonal turistik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *