Home / Lajme / Rajon / 10 kryetarë të komunave që në raundin e parë

10 kryetarë të komunave që në raundin e parë

4 nëntor-Drenas – Nexhat Dermaku (PDK), Fushë-Kosovë – Burim Berisha (LDK), Deçan – Rasim Selmanaj (AAK), Istog – Haki Rugova (LDK), Kaçanik – Besim Iljazi (PDK), Podujevë – Agim Veliu (LDK, Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK), Shtimje – Naim Ismajli (PDK), Mamushë – Arif Butuç (PP turke e Kosovës) , dhe në Han të Elezit – Rufki Suma (kandidat i pavarur).

Jozyrtarisht konfirmohet zgjedhja e kryetarëve të dhjetë komunave që në raundin e parë të votimit, që u zhvillua dje. Emrat e kryetarëve të komunave të tjera të Kosovës do të dihen pas raundit të dytë, që do të zhvillohet më 1 dhjetor.

Në raundin e parë të votimit, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, janë zgjedhur kryetarët e komunave

Drenas – Nexhat Dermaku (PDK), Fushë-Kosovë – Burim Berisha (LDK), Deçan – Rasim Selmanaj (AAK), Istog – Haki Rugova (LDK), Kaçanik – Besim Iljazi (PDK), Podujevë – Agim Veliu (LDK, Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK), Shtimje – Naim Ismajli (PDK), Mamushë – Arif Butuç (PP turke e Kosovës) , dhe në Han të Elezit – Rufki Suma (kandidat i pavarur).

KQZ nuk ka publikuar asnjë rezultat për katër komunat në pjesën veriore të Kosovës – Mitrovicën e veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

03/11/2013 – Në shumë komuna në Kosovë do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve apo balotazh. PDK, LDK, AAK dhe AKR, por edhe Prishtinë mes Vetëvendosjes dhe LDK do të jenë në garë të ngushtë në komunat e ndryshme dhe kryesore të Kosovës.

Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj në balotazh

Duket sikur AAK-ja nuk e ka të sigurt fitoren as në Gjakovë, ku prin Mimoza Kusari-Lila me 41.4 për qind, e pasuar nga Pal Lekaj i AAK, me 36.5 për qind dhe është e sigurt se në balotazh për kryetar të ardhshëm të Gjakovës do të jenë këta dy kandidatë.

Në Gjilan po ndodh një përmbysje. Kryetari i kësaj komune në dy mandate, Qemajl Mustafa i PDK-së ka fituar vetëm 25.7 për qind të votave, kurse kundëkandidati i tij, Lutfi Haziri i LDK-së prin me 40.9 për qind të votave të fituara.

Në Ferizaj Agim Aliu i PDK-së prin me 40.1 për qind, kurse kandidati i LDK-së, Muharrem Svarça i LDK-së ka fituar 34 për qind të votave. Edhe këtu mbase këta dy kandidatë do të shkojnë në balotazh.

Prizreni në balotazh midis PDK dhe LDK

Qytetarët e Prizrenit do të dalin edhe njëherë të votojnë për të zgjedh kryetarin e saj.

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, prinë kandidati i PDK-së, Ramdan Muja me 40.65 për qind, pasuar nga kandidati i LDK-së Eqrem kryeziu me 22.54 për qind.

Në rast se rezultate përfundojnë në këtë mënyrë, atëherë këta dy kandidatë do të shkojnë në balotazh.

Ndërkaq, kandidati i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka grumbulluar 17.57 për qind, pasuar nga kandidati i AAK-LDD, Lulzim kabashi me 8.53 për qind dhe kandidati i Vetëvendosje, Arbër Rexhaj me 5 për qind.

PDK dhe AAK balotazh në Rahovec

Idriz Vehapi i PDK-së dhe Smajl Latifi i AAK-së në Rahovec do të shkojnë në balotazh, meqë, sipas rezultateve të para të shtabeve zgjedhore të këtyre partive politike, asnjë prej këtyre kandidatëve nuk ka arritur mbi 50 për qind të votave, njofton Koha Ditore.

Xhemajli Haxhimustafa, kryetar i shtabit zgjedhor të PDK-së ka thënë se Idriz Vehapi nga PDK-ja ka fituar 40 për qind, kurse Smajl Latifi i AAK-së 33.6 për qind të votave, i trei është Fahredin Shehu i LDK-së, me 21.79 për qind.

PDK dhe LDK në balotazh në Mitrovicë

Në Mitrovicë do të ketë balotazh midis PDK-së, Avni Kastrati dhe AKR-së, Agim Bahtiri. PDK tashmë ka shpallur fitore dhe po përgaditet një festë, edhe pse në këtë komunë do të ketë balotazh.

PDK-ja në Klinë prin, luftë e madhe për të dytin

Anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së kanë nisur të kremtojnë fitoren e kandidatit të tyre në komunën e Klinës, duke u bazuar në rezultatet preliminare të vëzhguesve të tyre partiakë. PDK-ja po feston me ndezje të fishekzjarrëve. Sekretari i degës së PDK-së në Klinë, Esat Raci ka pohuar se ka marrë 7 878 vota. Partia numër dy ka dalë AAK-ja, e cila do të jetë në balotazh me PDK-në për kryetar komune. Nënkryetari i degës së AAK-së, Namzi Berisha ka thënë se ata janë partia e dytë dhe se kanë 71 vota me shumë se LDK-ja.

PDK dhe LDK në balotazh në Lipjan

Dega e PDK-së në Lipjan ka shpallur fitoren pak pas orës 22:00, por që kjo fitore nuk shkon me më shumë se 405 vota dallim, andaj do të shkohet në balotazh me LDK-në, njofton Koha Ditore.

Nga ana tjetër, fitoren e ka kremtuar edhe LDK-ja njëkohësisht, duke deklaruar se rezultati deri rreth orës 21:30 reflektonte fitoren e kësaj partie. Kurse, nga ana tjetër, në rezultatet online preliminare të KQZ-së, deri në orën 23, e kanë vendosur përpara kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti me mbi 3 për qind të votave më shumë në krahasim me kandidatin e PDK-së.

LDK dhe AAK në Pejë shkojnë në balotazh

Lidhja Demokratike e Kosovës në Pejë ka festuar fitoren në zgjedhjet lokale. Kandidati i i saj, Gazmend Muhaxheri, i cili ka gjasa ta rikthejë në pushtet LDK-në pas 6 vjetësh në opozitë, ka marrë rreth 41 për qind të votave, kurse Ali Berisha i AAK-së ka fituar 36 për qind dhe këta dy do të jenë në balotazh, në rundin e dytë, raporton Koha Ditore.

Këto rezultate i ka konfirmuar edhe Demokracianë Veprim.

Ndërkohë, Ali Berisha ka pranuar këto rezultate, duke i quajtur reale dhe të sakta. Po ashtu, me rezultatin është pajtuar edhe PDK-ja, kandidati i së cilës, Muhamet Halitaj ka marrë rreth 11 për qind të votave. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *