Home / Lajme / Rajon / 7 të dënuar largohen të armatosur nga burgu i Drenovës

7 të dënuar largohen të armatosur nga burgu i Drenovës

24 nëntor-Admir Tafili është arrestuar në vitin 2001 dhe akuzohet t’i ketë bërë pritë për qëllime hakmarrjeje ish-shefit të Malësisë së Madhe, Pjetër Petrushi, të cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrarë të atin Bahri Tafilin.
Përpara arrestimit në Shqipëri kishte kryer një arratisje po të bujshme edhe në shtetin zviceran ku po vuante dënimin për çështje droge.

Shtatë të burgosur sot janë arratisur nga burgu i Drenovës në Korçë. Ata ishin të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ministria e Rendit e Shqipërisë ka bërë të ditur për kujdes nga qytetarët, për shkak të arratisur janë persona të rrezikshëm dhe të armatosur, pasi që i kishin marrë armët gardianëve të burgut.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e 7 personave të arratisur të cilët janë: Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduart Lila dhe Artur Gora.

Admir Tafili i konsideruar si një nga personazhet më të frikshëm të krimit në 10-vjeçarin e fundit në Shkodër, është mjaft i njohur, nga koha kur atij iu vra babai, Bari Tafili në gusht të vitit 2000, menjëherë pas vrasjes së ish-drejtorit të Policisë, Arben Zylyftari. Bari Tafili u akuzua bashkë me të birin Gencin, si vrasës të Zylyftarit në një operacion policor.

Kjo ngjarje u përcoll në opinion me mjaft mister dhe me mjaft dyshime, por përfundimisht gjykata dënoi pikërisht vëllezërit Tafili për vrasjen e Zylyftarit.

Ndërkaq për shkak të sjelljes së mirë në qeli dhe justifikimit se shpesh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, 41 vjeçari Admir Tafili i burgosur ne Shënkoll të Lezhës përfitoi një tetë orë leje për të shkuar në shtëpinë e tij ku dhe bëri një arratisje spektakolare, për të cilën u ndëshkuan drejtues e shumë punonjës policie. Admir Tafili është arrestuar në vitin 2001 dhe akuzohet t’i ketë bërë pritë për qëllime hakmarrjeje ish-shefit të Malësisë së Madhe, Pjetër Petrushi, të cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrarë të atin Bahri Tafilin.

Përpara arrestimit në Shqipëri kishte kryer një arratisje po të bujshme edhe në shtetin zviceran ku po vuante dënimin për çështje droge.

Pasi u arratis nga Zvicra, ai është kthyer në Shkodër duke përpiluar brenda një kohe të shkurtër planin e hakmarrjes nga ku në një pritë plagosi ish-shefin e Malësisë së Madhe.

Në shkurt të 2009-ës, Tafili doli para gjykatës për të dëshmuar mbi një arratisje tjetër të bujshme atë të Burrelit ku duke prerë hekurat e burgut dy të dënuar të përjetshëm dolën nga sektori “B” i këtij burgu për t’u arrestuar orë më vonë. Në 2 tetor të 2010-s, ai arriti të ekzekutonte me sukses planin e tij për t’u arratisur nga burgu i Shënkollit. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *